Çelen Lojërat Olimpike 2020 në Tokio: Kosova nis garat me medalje ari

Pas një vit përpjekjesh, shtyrje kontratash, dhe një sërë sistemimesh për masat ndaj Covid-19 më në fund rihapen Lojrat Olimpike Tokio 2020.

Shqipëria përfaqësohet nga nëntë atletë në Lojërat Olimpike 2020 që do të mbahen nga 23 korrik deri më 8 gusht në Tokio, Japoni.

Ekipi shqiptar do të marrë pjesë në këto disiplina dhe garuesit janë:

1. Peshëngritje: Briken Calja dhe Erkand Qerimaj;
2. Not: Nikoll Merizaj dhe Kledi Kadiu;
3. Vrap distanca e mesme: Luiza Gega
4. Kërcim së gjati: Izmir Smajlaj;
5. Gjimnastikë: Matvei Petrov
6. Xhudo: Indrit Cullhaj
7. Qitje: Manuela Delilaj

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike në1972 në Mynih. Pas një pushimi të gjatë vendi u kthye në lojëranë 1992, pas rënies së regjimit Komunist. Tokyo 2020 do të jetëparaqitja e nëntë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Verore. Deri tani garuesit shqiptarë ende nuk kanë fituar ndonjë medalje në disiplinat që kanë marrë pjesë.

Ndërkohë Kosova ka bërë debutimin e saj Olimpik si një shtet anëtar në 2016. Ekipi i tij është i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (OCK), i krijuar në 1992 dhe i njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në 9 Dhjetor 2014.

Kosova fitoi medaljen e saj të parë në paraqitjen debutuese në 2016, në lojrat që u zhvilluan në Rio de Janeiro, ku xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medalje ari në kategorinë -52 kg përfemra. Por Kosova nuk ndalet, sërish fiton medalje ari për kategorine xhudo për femra me garuesen Distria Krasniqi.

Ja disa nga fotot e ceremonisë së hapjes në stadiumin Olimpik:

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here