Sot në emisionin “Open” në Top Channel, deputetja Rudina Hajdari e vënë përballë gazetarëve tentoi të shpjegonte se çfarë përfaqëson ajo.
Gazetarët mes shumë pyetjeve u përpoqën të qartësonin për publikun profilin e znj. Hajdari.
Pikat kryesore që dolën në pah ishin:
- ajo është kundër vendimit për djegien e mandateve.
- ajo është kundër mënyrës si u morr vendimi për djegien e mandateve sepse kjo nuk u diskutua.
- ajo nuk kritikoi Lulzim Bashën, por mënyrën si institucioni mori vendimin dhe se si ai funksionon.
- ajo la të kuptohet se takohet me Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe figura të tjera të Partisë Demokratike, përfshirë Jozefina Topallin apo edhe politikanë të tjerë.
- ajo u shpreh se nuk synon të ketë një post special në parlament siç mund të jetë ai i kreut të grupit parlamentar.
Nëse kombinojmë faktet e renditura më sipër, a rezulton Rudina Hajdari thjesht aktore e një loje të konceptuar për daljen nga kriza? /mendimi.al