Disa spitale në Amerikë kanë shfuqizuar kërkesën e vaksinimit për punonjësit

Një numër spitalesh në SHBA po heqin kërkesat e vaksinave për stafin e tyre pas vendimeve të gjykatës që kanë bllokuar rregullin e vaksinave, detyrim ky i nxjerrë me urdhër nga Shtëpia e Bardhë për shumë qendra të kujdesit shëndetësor.

Këto grupe spitalore përfshijnë qendrën mjekësore të krishterë AdventHealth, Cleveland Clinic, Tenet Healthcare dhe HCA Healthcare me bazë në Nashville, të cilat së bashku përfshijnë më shumë se 300 spitale dhe 500,000 punonjës.

Të gjithë spitalet thanë se kanë vendosur kërkesat e vaksinave për të përmbushur direktivën e administratës Biden që spitalet dhe qendrat mjekësore që marrin Medicaid ose institutet e financimit të Medicare të kenë mandate vaksinash. Por tani që rregulli po mbahet pezull në gjykatë, ata thanë se po i heqin kërkesat. Vendimet u raportuan fillimisht nga Wall Street Journal.

Mandati për spitalet, i cili do të zbatohej nga Qendrat për Shërbimet Medicare & Medicaid, ishte njëri prej një grup rregullash federale ambicioze që synonin të rrisnin sigurinë publike duke kërkuar vaksina në vendet e punës në të gjithë vendin. U njoftua në të njëjtën ditë si një rregull i veçantë, nga Departamenti i Punës, që do të kërkonte që bizneset private me të paktën 100 punëtorë të vendosnin kërkesat e vaksinës ose testimit.

Të dyja këto rregulla janë penguar nga gjyqtarët e emëruar nga republikanët në secilin shtet. Gjykata e Lartë deri më tani ka refuzuar sfidat ndaj mandateve të vaksinave, duke përfshirë një vendim të hënën në të cilin gjykatësit refuzuan të bllokojnë kërkesën e rreptë të vaksinës së shtetit të Nju Jorkut, e cila nuk lejon përjashtime fetare.

Industria e kujdesit shëndetësor është goditur në vijën e parë të betejës kundër një virusi që ende nuk është tërhequr plotësisht. Industria ka pësuar numrin më të lartë të sëmundjeve dhe vdekjeve të punëtorëve; Rreth 788,500 punonjës të kujdesit shëndetësor janë sëmurë me Covid-19 dhe 3,030 kanë vdekur, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Tani, industria po përballet me ezaurimin dhe lodhjen e fuqisë punëtore të saj, duke ngritur shqetësime të forta për mungesën e fuqisë punëtore.

Gjykata Kushtetuese gjermane pati një kundërshtim të tillë për sfidat ndaj mandatit të vaksinës për punonjësit publik dhe privatë, me arsyetimin e vendimit që siguria e shëndetit publik prevalon mbi kërkesën ë njohjes së të drejtave të indivitit në rrethana të tilla si pandemia që ka kapluar prej dy vitesh gjithë rruzullin tokësor.

Në SHBA në shtetet ku popullsia është e dendur mandati për vaksinimin e fuqisë punëtore nuk është hequr dhe vazhdon të kërkohet ose të kryehn testime javore të stafit. Megjithatë, shumë spitale më të vogla në zonat rurale – ku nivelet e vaksinimit priren të jenë më të ulëta dhe mungesat e stafit mund të jenë veçanërisht të mprehta – janë shtyrë më publikisht kundër kërkesave.

Burimi: the Washington Post

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here