Dita më e mirë për të kapur fluturime të lira – dhe kur të rezervoni për të shmangur anulimet

Expedia sapo publikoi raportin e saj vjetor Air Travel Hacks me këshilla të shkëlqyera se si të kurseni në udhëtime në vitin e ardhshëm.

Udhëtimet po rriten përsëri në nivelet para pandemisë dhe, në disa raste, po i tejkalojnë ato. Natyrisht, kërkesa e ndrydhur për transport dhe akomodim ndikon gjithashtu në nivelin përfundimtar të çdo udhëtari. Pra, nëse dëshironi të kurseni në udhëtime gjatë sezonit të festave dhe vitin e ardhshëm, Expedia ka shumë këshilla nga të dhënat e publikuara rishtazi, duke filluar nga dita më e mirë për të rezervuar fluturimet.

Udhëtarët që blejnë biletat e avionit të dielën mund të kursejnë mesatarisht 5% në fluturimet e brendshme dhe deri në 15% në biletat ajrore ndërkombëtare, sipas raportit të platformës së prenotimeve 2023 Air Travel Hacks, të publikuar sot. Expedia thekson se blerja e biletave të dielën kurseu 5% më shumë në 2022 sesa në 2021. Kompania u bashkua me Airlines Reporting Corporation (ARC), e cila shqyrtoi të dhënat për çmimet mesatare të biletave vajtje-ardhje nga janari deri në gusht të këtij viti për fluturimet me origjinë nga SHBA.

Nëse ka apo jo një ‘ditë më të mirë të javës për të rezervuar biletat e fluturimit‘ duket se po debatohet në mënyrë aktive nga ekspertët e industrisë, por ne analizuam katër vjet të dhëna dhe miliarda transaksione për këtë raport, dhe rezervimi të dielën tenton t’i shpëtojë udhëtarëve para për biletat e avionit”, tha Jon Gieselman, president i markave Expedia, për Travel + Leisure. “Ne po shohim gjithashtu që çmimet e biletave të fluturimit të rriten më herët se sa dikur, kështu që udhëtarët duhet të mendojnë të rezervojnë më përpara se në vitet e kaluara.”

Sipas Expedia, për fluturimet brenda vendit në Amerikë, rezervimet e biletave duhen bërë rreth një muaj para nisjes, duke kursyer mesatarisht 10% në krahasim me ata që kanë rezervuar në minutën e fundit (0 – 2 javë).
Për udhëtimet ndëkombëtare, rekomandohet që të rezervoni deri në 6 muaj përpara për të kursyer mesatarisht 10%.
Për të shmangur anulimet e fluturimeve, Expedia sugjeron që të niseni para orës 15:00. Sipas të dhënave të fluturimeve, fluturimet që nisen pas orës 15:00 kanë rreth 50% më shumë shanse për t’u anuluar. Megjithatë, viti 2023 pritet të vazhdojë në një drejtim pozitiv për udhëtarët duke reduktuar ndjeshëm anulimin e fluturimeve.
Sa i përket ditës se kur duhet të niseni, Expedia sugjeron të mërkurën, për të kursyer mesatarisht deri në 15%.
Burimi: Expedia; Travel and Leisure
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here