Dom Gjergj Meta: Shikimi që humanizon botën.

SHIKIMI QË HUMANIZON BOTËN

Dom Gjergj Meta

“Brenda nesh banon Shpirti i Hyjit. Është pikërisht ky Shpirt që na aftëson të themi: “Abba – Atë”.

Është po i njëjti Shpirt që na jep mundësinë të shohim përditshmërinë tonë, punën, marrëdhëniet, problemet, vështirësitë, me shpresë.

Njeriu, ndryshe nga çdo krijesë tjetër, në sajë të këtij Shpirti, që banon brenda tij, arrin ta humanizojë botën, t’i japë asaj trajtat e dashurisë, të mirëkuptimit, pranimit të ndërsjelltë, kujdesit për më të pambrojturit dhe më të brishtët. Pa këtë Shprit hyjnor brenda nesh bota ç’integrohet e po ashtu edhe jeta jonë e brendshme e ajo relacionale.

Ai Shpirt na jep një shikim ndryshe mbi realietetin e çdo dite, të njëjtin realitet që e kemi para syve çdo ditë, sepse depërton thellë, përtej asaj që duket e shihet nga shqisa e të shikuarit. Shikimi shpirtëror depërton thellë, por nuk e zhvesh tjetrin, nuk e dhunon atë. Nuk është syri i një vëllai të madh kontrollues, por është një sy kundrues, soditës që mrekullohet nga bukuria e tjetrit shpesh e papashme nga sy sipërfaqësorë.

Ju uroj të gjithëve një ditë të bukur e një vështrim plot dashuri!” – shkruan në Facebook Dom Gjergj Meta.

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here