back to top
Wednesday, February 11, 2026
8.5 C
Tirana

Top 5 E JAVËS

Artikuj të ngjashëm

Ilaçet kokërr kundra Covid po vijnë. A do të ketë mjaftueshëm teste?

Këtë javë pritet që administrata amerikane për kontrollin e ushqimit dhe barnave të autorizojë përdorimin emergjent të ilaçit kokërr kundra Covid të prodhuar nga kompania farmaceutike Merck. E pas saj pritet aprovimi për ilaçin kokërr të Pfizer. Këta antiviralë duhet të përdoren sa më herët në ciklin e infektimit dhe nga ky moment varet edhe suksesi i tyre. Kjo do të thotë se është shumë i rëndësishëm testimi në kohë dhe ardhja në kohë e përgjigjes.

Kura përbëhet nga 30 deri 40 kokrra që duhet të përdoren gjatë 5 ditëve. Ky ilaç nuk e zëvendëson vaksinën, por përdorimi i tij pritet të lirojë spitalet nga trajtimet që aktualisht kryhen me infuzion nga stafe të specializuara. Në Sh.B.A ilaçet do të mund të blihen në çdo farmaci.

Artikujt më të klikuar