Ligji për importin e plehrave pritet të kthehet për diskutim në parlament. Shoqëria civile ka rifilluar aktivizimin kundër këtij ligji. Kujtojmë se vitin e kaluar reagimi kundër ligjit e pengoi atë të kalojë në parlament. Në programin e qeverisë 2013-2017, Edi Rama dhe Partia Socialiste janë shprehur hapur kundër importit të mbetjeve. Programi 2013-2017 përmban një numër të madh premtimesh të pambajtura. Nuk dimë nëse këto premtime kanë skaduar në fundin e mandatit të 2017 apo qëndrojnë ende në fuqi edhe në mandatin e dytë të qeverisë Rama./mendimi.al