Italia vendos rregulla të rrepta hyrje kundër Shqipërisë

Autoritetet italiane kanë njoftuar ditën e martë se Italia ka hequr disa vende nga lista e saj D, e cila përfshin vende të treta, shtetasit e të cilëve lejohen të hyjnë në Itali në kushte të caktuara.

Rrjedhimisht, në përputhje me listat e reja të përditësuara të vendeve që janë publikuar nga Ministria Italiane e Shëndetësisë, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Brunei, Libani, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Tajvani, Hong Kongu, Makao nuk janë më pjesë e listës.

Të gjitha këto vende tani bien nën Listën e Italisë, që do të thotë se udhëtarët nga këto zona lejohen të hyjnë në Itali për qëllime thelbësore vetëm me kusht që të ndjekin rregullat strikte të hyrjes, raporton SchengenVisaInfo.com.

Ndërkohë në listën D mbeten shtete si Kosova, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanada, Japoni, etj.

Burimi: Schengenvisainfo.com, Agenzia Nazionale Tursimo

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here