Ministri izraelit i mbrojtjes Benny Gantz ka shtuar më tej tensionet midis Izraelit dhe Iranit. Ai ka thënë se vendi i tij është gati të sulmojë Iranin dhe se duhet të ketë një përgjigje globale ndaj kërcënimit që paraqet republika islamike. Izraeli dhe Irani vazhdojnë luftën e tyre në “hije”.
Komentet e tij vijnë nga konflikti i nxitur i cili ka qenë rezultat i një Irani që duket të jetë i guximshëm duke shtuar veprimet kundër Izraelit ose aseteve të lidhura me Izraelin, si ishte sulmi vdekjeprurës me dron në cisternën e rrugës Mercer e menaxhuar nga një kompani në pronësi të një izraeliti, pranë Omanit në fund të muajit të kaluar. Ai gjithashtu nxiti paralajmërimet për hakmarrje të mundshme nga Britania e Madhe, e cila humbi një anëtar të ekuipazhit dhe SHBA, e cila krijoi një forcë detare me partnerët në vitin 2019 për të ndihmuar në mbrojtjen e korsive detare në Lindjen e Mesme. Izraeli, së bashku me SHBA dhe Britaninë e Madhe kanë fajësuar Teheranin për sulmin që vrau dy persona. Irani ka mohuar përfshirjen. “Izraeli është gati të sulmojë Iranin”, – tha Gantz për Ynet. “Ne jemi në një pikë ku ne duhet të ndërmarrim veprime ushtarake kundër Iranit. Bota duhet të ndërmarrë veprime kundër Iranit tani,” shtoi ai.
Të mërkurën, më 4 Gusht 2021, Gantz tha se Irani ka “shkelur të gjitha udhëzimet” në Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit të cilin Presidenti Joe Biden dëshiron të rivendosë.
Çfarë ndodh tani?
NATO dhe Kombet e Bashkuara ende shpresojnë që tensionet të mund të ulen, por analistët thonë se as Irani dhe as Izraeli nuk duket se do të tërhiqen së shpejti.
Izraeli ka mbajtur qëndrime të ashpra kundër përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe fuqive të tjera perëndimore për të ringjallur një marrëveshje bërthamore të nënshkruar midis Iranit dhe fuqive botërore në 2015, e cila do të shihte Teheranin të kufizonte ambiciet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Por, pas deklaratave të ministrit izraelian, armiqësitë arritën një kulm të ri kur përfaqësuesi i ri iranian Hezbollah lëshoi 20 raketa në Izraelin verior, breshëria më e rëndë që nga Lufta e Dytë Libaneze e vitit 2006. Ushtria izraelite tha se sistemi i saj “Iron Dome” kapi 10 raketa, dhe gjashtë prej tyre u ulën në zona të hapura. Izraeli u kundërpërgjigj me një breshëri artilerie.
Lufta gjithnjë e më e nxehtë, vjen në një kohë të spikatur për Iranin: presidenti i ri Ebrahim Raisi u betua të enjten e kaluar dhe bisedoi me fuqitë perëndimore për rifillimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ose Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit.
Për disa, veprimet e Iranit duken të dizajnuara për të maksimizuar pozitën e tij negociuese dhe për t’i thënë botës se nuk do të shtyhet dhe as nuk do të detyrohet të kufizojë përfaqësuesit e tij jashtë vendit shkruan The Times of Izrael. Përshkallëzimi iranian vjen pasi Teherani ndjen një mundësi për të theksuar dominimin e tyre në Gji, ndërsa teston gjithashtu administratat e reja në Jeruzalem dhe Uashington.
Pse Irani dhe Izraeli janë armiq?
Ata ishin aleatë duke filluar në vitet 1950 gjatë sundimit të monarkut të fundit të Iranit, Shah Mohammad Reza Pahlavi, por miqësia përfundoi papritmas me Revolucionin Iranian në 1979. Republika Islamike e Iranit miratoi një qëndrim të fortë anti-Izrael, duke e dënuar shtetin hebre si një fuqi imperialiste në Lindjen e Mesme. Irani ka mbështetur grupet që luftojnë rregullisht Izraelin, veçanërisht Hezbollahun në Liban dhe grupin palestinez Hamas. Izraeli e konsideron potencialin e Iranit për të ndërtuar armë bërthamore si një kërcënim për ekzistencën e tij dhe mendohet se është prapa një fushate sabotimi kundër programit atomik të vendit.
Konflikti mes Iranit dhe Izraelit quhet ndryshe si “lufta në hije”
Kjo për shkak se sulmet janë bërë në territore të ndryshme dhe në shumicën e rasteve në fshehtësi. Irani akuzon Izraelin për vrasjen e disa shkencëtarëve të tij që nga viti 2010, dhe ndërkohë merr hak ndaj Izraelit në shumë forma sulmi si rrjedhojë. Që nga koha e prishjes së miqësisë mids dy shteteve Irani ka mbështetur vendet e tjera fqinje të Izraelit si Siria e Libani me armatime dhe forca ushtarake për të sulmuar Izraelin. Izraeli po zhvillon një fushatë gjithnjë e më të hapur në Siri kundër objektivave të lidhur me Iranin, duke rezultuar, sipas raportimeve të mediave, në vdekjen e disa iranianëve. Avionët izraelitë kanë goditur në mënyrë të përsëritur vende ushtarake rreth kryeqytetit, Damaskut dhe më gjerë.
Luftra të tjera janë bërë dhe në det që nga viti 2019 e deri në shkurt të këtij viti, ku janë sulmuar anije tregtare të cilat transportonin naftë nga Irani të destinuara për në Siri, ose anije me forca ushtarake për në Siri; dhe në kundërpërgjigje anijet me ngarkesa që i përkisnin ose kishin lidhje me izraelitët. As Izraeli e as Irani nuk kanë marrë përgjegjësitë për sulmet ndaj njëri-tjetrit.
Në pjesën më të madhe, të dy kërkojnë të shmangin përplasjet e dukshme dhe të drejtpërdrejta, të cilat do të rrezikonin përshkallëzimin e një lufte të gjithanshme, duke preferuar në vend të kësaj të veprojnë me një mohim të besueshëm. Objektivat e Izraelit përfshijnë pengimin e programit bërthamor të Iranit dhe përmbajtjen e ndikimit të këtij të fundit më të gjerë në rajon. Sulmet e fundit “në hije” nga Irani shihen gjerësisht si praktikë e ndjekjes së një politike të rrezikshme deri në kufijtë e sigurisë, sepse synon të përmirësojë ndikimin e tij në bisedimet për të ringjallur marrëveshjen e vitit 2015, në të cilën fuqitë botërore hoqën sanksionet në këmbim të kufizimeve në programin bërthamor të Teheranit. SHBA, nën Presidentin Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018 dhe rivendosi sanksionet, duke bërë që Irani përfundimisht të fillojë të shkelë kufijtë bërthamorë për të cilët ishte pajtuar.
Burimi: Ynetnews.com, CNN, Bloomberg
[…] midis Iranit dhe fuqive botërore që synojnë shpëtimin e një marrëveshjeje bërthamore të 2015-ës po rifillojnë në Vienë sot pas një pauze disa ditore, me tensione të larta pasi Teherani bëri […]