Kërkesat e reja për udhëtim në SHBA. Ja çfarë duhet të dimë

SHBA do të bëjë më të lehtë udhëtimin për pasagjerët ndërkombëtarë. Shtëpia e Bardhë njoftoi se një sistem i ri për udhëtimin me avion do të bëhet efektiv në datën 8 Nëntor, duke i lejuar hyrjen të gjithë turistëve të huaj të vaksinuar. Sistemi do të lançohet pothuajse dy vjet pasi SHBA vendosi kufizime udhëtimi për të parandaluar shpërndarjen e COVID-19.

Kjo lëvizje e Shtëpisë së Bardhë do të heqë kufizimet për shumë vende, por do ta bëjë më të vështirë hyrjen për të pavaksinuarit. Sistemi i ri do të lejojë hyrjen vetëm për shtetasit që janë të vaksinuar me vaksinat e aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe do të shtojë kërkesa testimi për Amerikanët e pavaksinuar.

Ja çfarë duhet të dimë për kërkesat e reja të udhëtimit:

Duke filluar nga 8 Nëntori 2021, pasagjerët që udhëtojnë me avion dhe janë të pajisur me viza jo-emigracioni, duhet të tregojnë prova të vaksinimit të plotë dhe gjithashtu të paraqesin test negativ të koronavirusit të marrë brenda tre ditësh udhëtim përpara se ata të hipin në avion për në SHBA.

Linjat ajrore do të mbledhin të dhëna personale kontakti për të gjithë udhëtarët me qëllim gjurmimin e pasagjerëve. Linjave ajrore iu kërkohet që ta ruajnë informacionin në mënyrë që Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin të mund të kontaktojë pasagjerët që mund të jenë të infektuar ose të ekspozuar ndaj COVID-19.

Maskat janë të detyrueshme, por nuk ka afat karantine.

Cilat vaksina pranohen në SHBA?

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin njoftoi se vaksinat e aprovuara për përdorim emergjent nga FDA dhe OBSH do të pranohen për udhëtim. FDA ka autorizuar tre vaksina COVID-19 për përdorim emergjent gjatë pandemisë: Moderna, Johnson & Johnson dhe Pfizer-BioNTech, ndër të cilat e fundit ka marrë vulën e plotë të aprovimit nga FDA.

Vaksinat e aprovuara nga OBSH janë:

  • Johnson & Johnson
  • Moderna
  • Pfizer-BioNTech
  • Oxford-AstraZeneca/Covishield
  • Sinopharm
  • Sinovac

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin tha se do të pranojë një qasje të kombinuar të vaksinimit. Pasagjerët që kanë kombinim të vaksinave të aprovuara nga FDA ose OBSH do të quhen plotësisht të vaksinuar.

Politika e re nuk i pranon udhëtarët e huaj që kanë kaluar COVID dhe kanë marrë vetëm një dozë nga seritë dyshe. Sekretari i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se administrata “do të vazhdojë të rishikojë” kërkesat e hyrjes.

Po fëmijët?

Fëmijët nën 18 vjec janë të përjashtuar nga kërkesa për vaksinim. Fëmijët nën 2 vjeç nuk kërkohet që të bëjnë test. Fëmijët mbi 2 vjeç që udhëtojnë me prindër të vaksinuar duhet të paraqesin test të marrë brenda tre ditëve para nisjes. Fëmijët mbi 2 vjeç me prindër të pavaksinuar duhet të paraqesin test të marë një ditë para nisjes.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here