Këshilla për studentët për vitin e ri akademik

Shumë prej jush mund të jenë të lumtur për fillimin e vitit të ri akademik, ndërsa shumë të tjerë do përballen me “vuajtjet” e të ngriturit herët…sërish. Edhe pse java e parë e leksioneve do jetë vetëm prezantim dhe nuk do duhet të lexoni, ne kemi menduar t’ju japim disa këshilla që mos të stresoheni kur të vijë periudha e provimeve… dhe na besoni, ajo vjen sa hap e mbyll sytë.
1. Vendosni disa qëllime dhe objektiva
Përpara se të filloni semestrin e ri, duhet të vendosni disa objektiva për të punuar gjatë gjithë vitit. Mundohuni të vendosni objektiva që mund t’i arrini realisht dhe merrni parasysh se çfarë mund të përmirësoni nga viti i kaluar. Ju mund të dëshironi të arrini një notë të caktuar, të përmirësoheni në përfundimin e detyrave në kohë, ose të bëni më shumë përpjekje për të bërë miq të rinj.
2. Përfundoni detyrat administrative

Përpiquni të pajiseni me kartën e studentit apo abonetë për të shmangur radhët e gjata. Mundohuni të siguroni tekstet shkollore dhe materialet e kursit për të marrë libra të përdorur. 

3. Kërkoni ndihmë nga pedagogët dhe studentët e tjerë
Nuk ka asgjë për t’u turpëruar nëse keni nevojë për ndihmë. Mos kini frikë të bëni pyetje dhe kërkoni ndihmë në lidhje me çështjet që nuk i kuptoni. 
4. Planifikoni një buxhet dhe kurseni para
Nëse jeni duke u përgatitur të jetoni me një buxhet studentor, tani është një kohë e mirë për të filluar planifikimin për muajt në vijim, jo vetëm për shpenzimet tuaja por edhe për të kryer kurse apo trajnime që mund t’ju ndihmojnë në zhvillimin e aftësive. 
 
5. Zhvilloni strategjitë tuaja kundër stresit

Menaxhimi i stresit dhe sjellja e jetës në ekuilibër është një aftësi e mirë për t’u fituar. Njerëzit përpiqen ta përballojnë stresin ndryshe. Disa luajnë sport, bëjnë një gjumë të mirë, takohen me miqtë pas mësimit ose ndoshta preferojnë të shikojnë serialet e tyre të preferuara. Gjëja më e rëndësishme është të hiqni qafe stresin, përndryshe ai mund të shndërrohet në ankth, depresion dhe vetëvlerësim të ulët. Dhe, sigurisht, si mund të studiojnë njerëzit në një mënyrë produktive nëse mendjet e tyre janë tretur nga mendimet negative?

Duke shpresuar që këshillat tona t’ju ndihmojnë sadopak në organizim, ju urojmë një vit akademik të mbarë e plot suksese. 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here