Konsumi i cigareve elektronike rrit rrezikun e kancerit, dëmton ADN-në, sugjeron studimi

Një studim i ri ka sugjeruar se “vaping” siç quhet sot – thithja e duhanit të krijuar nga një cigare elektronike, mund të jetë më e rrezikshme për shëndetin, në kundërshtim me supozimet popullore se mund të jetë një alternativë e sigurt për pirjen e duhanit.

Sipas studimit, ashtu si pirja e duhanit në formatin e zakonshëm, pirja e cigareve elektronike, gjithashtu dëmton ADN-në e njerëzve edhe pse mund të jetë në një shkallë shumë më të vogël. Sipas gjetjeve të studimit të kryer nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë Jugore, këto ndryshime biologjike mund të shkaktojnë sëmundje si kanceri.

Hulumtimi, siç raportohet nga dailymail.co.uk, studioi 82 të rritur të shëndetshëm, të cilët u ndanë në tre kategori: pirës aktualë të cigareve elektronike, njerëz që pinë vetëm cigare dhe një grup kontrolli që nuk kishin pirë asnjëherë duhan në të dyja mënyrat.

Hulumtimi studioi 37 pirës aktualë të cigareve elektronike, 22 duhanpirës aktualë dhe 23 jo duhanpirës në Los Anxhelos.

U morën mostrat e gjakut të të gjithë pjesëmarrësve për të përcaktuar se sa gjene të korruptuara ishin në grupe të ndryshme. Pas llogaritjes së moshës dhe gjinisë, u gjet një lidhje “statistikisht domethënëse” të gjeneve të dëmtuara në pirësit e duhanit elektronik– edhe nëse nuk kishin pirë kurrë duhan. Kur rregullimi normal i gjeneve prishet, mund të ndërhyjë në funksionin e gjeneve, duke shkaktuar sëmundje.

Studiuesit raportuan se 12 për qind e gjeneve të prekura në prirjen e cigareve elektronike ishin në mitokondri – pjesët e qelizave që shkencëtarët thonë se mund të ndihmojnë në mbajtjen e sistemit imunitar të funksionojë në mënyrë efektive dhe parandalimin e zhvillimit të kancerit dhe sëmundjeve të tjera. Numri i gjeneve të dëmtuara te duhanpirësit me cigare të zakonshme ishte rreth 7.4 herë më i lartë se cigaret elektronike, thanë studiuesit.

Duke folur për studimin, autori kryesor dhe profesori i kërkimit shkencor për popullatën dhe shkencat e shëndetit publik, Dr. Ahmad Besaratinia, tha: “Studimi ynë, për herë të parë, heton efektet biologjike të konsumit të cigareve elektronike tek përdoruesit e tyre, duke llogaritur në të njëjtën kohë ekspozimin e tyre të mëparshëm ndaj duhanit.

“Të dhënat tona tregojnë se tymosja elektronike, njësoj si pirja e duhanit, lidhet me çrregullimin e gjeneve mitokondriale dhe ndërprerjen e rrugëve molekulare të përfshira në imunitetin dhe përgjigjen inflamatore, të cilat rregullojnë gjendjen e shëndetit kundrejt sëmundjes.”

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here