Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) e ka përshkruar Omicron BA.2 si një “variant nën hetim”. Deri më tani, në Angli janë konfirmuar 426 infeksione. Analizat e hershme sugjerojnë se mund të përhapet më shpejt se Omicron, megjithëse shkencëtarët nuk janë të sigurt për këtë dhe nuk është caktuar një “variant shqetësimi”.
UKHSA tha se analiza të mëtejshme do të kryhen në BA.2 për të përcaktuar karakteristikat e tij dhe për të kuptuar më mirë se si mund të formësojë epideminë e Britanisë në javët në vijim. Dr Meera Chand, drejtoresha e incidenteve në UKHSA, tha se nuk është ende e qartë nëse nënvarianti shkakton sëmundje më të rëndë, duke shtuar se është e natyrshme që viruset të ndryshojnë.
Nuk është gjithashtu e qartë se ku u shfaq për herë të parë nënvarianti, por lloji i ri është raportuar në 40 vende, duke përfshirë Danimarkën, Indinë, Suedinë dhe Singaporin, sipas UKHSA.
Burimi: The Independent