Nga Enri Ceno: Diktatura e Oligarkisë së Surrelit.

Presidenti Trump zbulon paketën stimuluese që qeveria e tij do aplikojë për të përballuar krizën e shkaktuar nga COVID-19, një paketë prej 850 miliardë dollarësh që do të përfshijë kontrolle për të gjithë amerikanët – lehtësim të menjëhershëm të parave që mund të marrë formën e 1.000 $ për kontroll. Shtyrjet e pagesës së taksave deri në 90 ditë pa interes dhe gjobitje për individët, korporatat dhe bizneset e vogla gjithashtu. Ndihmë të veçantë për hotelet, linjat ajrore dhe industrinë e lundrimit. Pezullimi i interesit për kreditë e studentëve. Dhe shumë të tjera që do zbulohen ditët në vazhdim…

Kryeministri britanik Boris Johnson sot bëri publik planin e masave në luftën ndaj koronavirusit.
– 1 miliardë paundë ndihmë direkte për familjet në nevojë që shpërndahet menjëherë nga Këshillat Vendore.
– 3 muaj shtyrje të pagesës së kredisë
– 330 miliardë paundë para në treg (cash flow) për të ndihmuar biznesin.
-25 mijë paundë cash për cdo biznes të vogël (pub, bar, dyqan i vogël) së bashku me përjashtim 1 vit nga taksat.
– Ndihmë direkt në para për këdo që humb punën në rreth 90 paund në javë.

Qeveria Gjermane e Angela Merkel paketë 550 miliardë € për të ndihmuar kompanitë dhe ekonominë e vëndit që do të preket.

Edhe Zvicra ka lancuar një paketë anti krizë prej 10 miliardë €.

Qeveria Italiane paketë prej 25 miliardë € e cila me shumë gjasa do të zgjerohet në ditët në vazhdim.

Të gjitha qeveritë po veprojnë në të njëjtën mënyrë, të parandalojnë krizën ekonomike që do shpërtheje pasi virusi të mundet.

Vetëm qeveria e surrelit, deri më tani ka marrë masa vetëm për të gjobitur e dënuar ata që shkelin shtet rrethimin e tyre, por ama asnjë paketë masash që do përballojnë krizën socio-ekonomike post COVID-19.

Diktatura e Oligarkisë së Surrelit, e ka humbur tashmë prej kohësh kuptimin e të qënurit qeveri në interesin publik, ata punojnë vetëm për interesin e oligarkisë që krijuan.

Interesi publik, duhet të ngrihet përtej frikës që e ka pllakosur për ta rrëzuar Oligarkinë e Surrelit, vetëm atëherë do të marrim frymë të lirë, vetëm atëherë jeta jonë do vlejë më tepër se një statistikë.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here