Njohuria për investimet financiare tashmë e vlefshme dhe për fëmijët

Happy smile little business boy.

Popujt perëndimor tentojnë të edukojnë shumë herët fëmijët ose brezat e rinj me informacione rreth financave.

Sipas një studimi të kryer, shumë prindër amerikanë po përdorin platforma tregtare për t’i prezantuar fëmijët e tyre në tregjet e bursave. Disa të rritur raportojnë se duan të ndihmojnë fëmijët e tyre duke i mësuar si të investojnë, duke filluar me pak para në të njëjtën kohë, madje duke i inkurajuar ata të investojnë në kohë të vështira.

Ja disa nga platformat të cilat lejojnë investime dhe për minorenë:

  1. Stock Up Kids
  2. Public
  3. Vanguard
  4. Fidelity
  5. Charles Schwab
  6. TD Ameritrade

Investimi është çelësi për rritjen e pasurisë. Ka disa dëshmi se shumë familje janë të vetëdijshme për rëndësinë e edukimit të hershëm të investimeve financiare. Prindërit edukojnë fëmijët nëpër platforma të cilat janë informuese dhe edukuese dhe shumë të sigurta për përdorim nga fëmijët me gjuhë të thejshtë dhe ikona argëtuese. Fëmijët mund të mësojnë rreth investimeve diku nga mosha 5-6 vjec. Hapat e para janë edukime rreth parasë, vlerës së tyre, kursimit si nocion financiar dhe tregjet e bursës. Në këtë mënyrë ata janë të informuar rreth koncepteve financiare dhe mund të bëjnë zgjedhje më të mira dhe të qëndrueshme kur të rriten.

Më përpara këshillohej që studentët sapo mbushnin 20-21 vjec dhe ishin në marrëdhënie punë të fillonin menjëherë të krijonin portofolet e tyre të investimeve të para, të testonin tregun dhe të mësonin sa më shpejt për të investuar për të ardhmen e tyre. Ky lloj inkurajimi vinte më shumë nga pedagogët e tyre.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here