Me protestën e djeshme, Lulzim Basha ia doli që brenda një kohe të shkurtër, përmes takimeve intensive, të shtërngonte rradhët e Partisë Demokratike, e cila dukej e përҫarë. Ai riaktivizoi strukturat dhe përmes pozitivitetit që e karakterizon ia doli të sjellë në shesh mijëra mbështetës dhe disa nga kritikët e tij brenda partisë apo të qejfmbeturit me të. Kjo ishte fitorja e tij e parë.
Së bashku me aleatët, si kryetar i opozitës, ia doli të ketë një shesh të mbushur numerikisht dhe një protestë paqësore. Kjo ishte fitoja e tij e dytë.
Kjo ishte protesta e parë ku aleatët u panë të japin mesazhin e tyre nga podiumi i protestës duke krijuar harmoni mes një grupimi ku diferencat nuk janë të vogla. Kjo ishte fitoja e tij e tretë. /mendimi.al