Qeveri Antimafia. A do ta vërë Edi Rama Shqipërinë mbi partinë?

Lulzim Basha si lider i opozitës, i është rikthyer sot kërkesës për një qeveri Antimafia. Në daljen e sotme për mediat, ai shpjegoi arsyet e protestës dhe ofroi edhe një herë si zgjidhje qeverinë Antimafia. Një qeveri e papërlyer me krimin do mund të garantojë shkuarjen drejt zgjedhjeve që reflektojnë vullnetin e padeformuar të qytetarëve.

Lulzim Basha nuk po kërkon të marrë pushtetin. Ai po kërkon të krijojë mjedisin e duhur për garë të nderëshme. Kjo duket një kërkesë e drejtë, e cila do ta vërë kryeministrin Rama në pozitë të vështirë morale. Edi Rama, vetë ka pohuar se në marrëveshjen e 18 Majit, Lulzim Basha vuri Shqipërinë mbi partinë. Sot, kur dihet botërisht se instrumente shtetërore kanë qenë në dispozicion të krimit dhe të kapura nga krimi, në kohën kur kërkohet një qeveri Antimafia, lind pyetja: A do të japë dorëheqjen Edi Rama për t’i lënë vendin një qeverie Antimafia? A do ta vërë Edi Rama Shqipërinë mbi partinë? /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here