Qeveria premton të luftojë krimin dhe drogën me satelitë dhe dron

Kryeministri Rama dje prezantoi përpara Policisë së Shtetit, një nga projektet e tij të fundit të monitorimit të territorit shqiptar me dron dhe satelit.

Këto dy mjete sipas tij do të ndihmojnë në luftën përballë krimit dhe reduktimin e trafikut të tij dhe manipulimit dhe korrupsionit në instancat shtetërore.

Projektet do të jenë pjesë e buxhetit të shtetit për vitin 2022. Më tej në prezantimin e tij ai tha se kultivimi i parcelave me kanabis sado të vogla do të jetë “e pamundur” që këtej e tutje.

Një muaj më parë Rama lajmëroi për lëshimin e dy satelitëve, Shqipëria 1 dhe Shqipëria 2 deri në qershor 2022. Ai në prezantimin e tij të djeshëm cilësoi se Shqipëria do të jetë vendi i parë në Ballkan me 2 satelitë.

Projektet prezantohen përpara miratimit të buxhetit të shteti për vitin 2022. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, në prezantimin e projektbuxhetit 2022 për Policinë e Shtetit tha se për herë të parë ka një rritje me 81% krahasuar me 1 vit më parë. Ai tha se do të ketë rritje pagash, modernizim dhe investime në infrastrukturë.

Përse shpenzime kaq të mëdha për satelitë? Në një vend ku kemi probleme me sigurimet shoqërore ku pensionet për të ardhmen janë në rrezik. Nevoja për investime në sistemin arsimor të mesëm e të lartë është mëse e nevojshme, pasi kemi një largim të të rinjve drejt universiteteve të huaja jashtë vendit.

 

Shpërndaje

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here