Rrëzohet ura e këmbësorëve në Indi, duke vrarë të paktën 132 persona

Një urë e varur për këmbësorë në Indinë perëndimore u shemb të dielën në mbrëmje në kulmin e periudhës së festave të Diwali, duke shkaktuar që qindra të binin në lumë poshtë dhe duke vrarë 132 njerëz, sipas Ashok Yadav, një zyrtar i policisë lokale.

Ura e rinovuar së fundmi në Morbi, në shtetin Gujarat, është gati një shekull e vjetër dhe një pikë referimi historike e njohur për turistët. Gati 400 njerëz ishin në urë të dielën vonë kur ajo u shemb.

Ndërsa një hetim është në vazhdim, policia konsideron se shkaku kryesor është pesha e tepërt, tha Yadav.

Operacionet e shpëtimit, me varka dhe ambulanca, janë në vazhdim. Dy persona mbeten të zhdukur që nga mëngjesi i së hënës, shtoi Yadav.

Unë shpreh ngushëllimet e mia për familjet e civilëve që humbën jetën në katastrofën Morbi”, shkroi në Twitter Bhupendra Patel, kryeministre e Gujarat.

Ura 230 metra e gjatë, e njohur si “ura e varur“, kalon lumin Machchhu. Ajo u ndërtua gjatë epokës viktoriane nga një princ guxharat i cili ishte i magjepsur nga ndërtimi. Waghji Thakor ndërtoi hekurudha, porte, tempuj dhe urën, e cila ishte menduar të ishte një vitrinë teknologjike që lidhte dy nga pallatet e tij.

Videoja e shembjes tregon urën kabllore duke u përdredhur dhe pjesërisht e zhytur në ujë, me disa njerëz të kapur në buzë të urës dhe të tjerë duke notuar për në breg. Njerëzit u panë duke shkelur ujin në panik, duke bërë thirrje për ndihmë teksa i çonin trupat në breg.

Familjarëve të të zhdukurve iu kërkua të thërrisnin shërbimet e urgjencës së fatkeqësisë, ndërsa ekipet e shpëtimit kryenin kërkimet e tyre. Spitalet lokale morën pacientë për trajtim.

Ministri i Brendshëm i Gujarat, Harsh Sanghavi, tha në një postim në Twitter se një komitet prej pesë anëtarësh do të hetojë shkakun e shembjes së urës. Disa zyrtarë sugjeruan se ura ishte e mbipopulluar gjatë sezonit të festave të Diwali.

Ekziston gjithashtu një kontroll në rritje mbi rinovimin e fundit gjashtë-mujor të urës. Një kompani vendase kreu projektin dhe rihapi urën më 26 tetor në kohë për Vitin e Ri Guxharat pa marrë një “çertifikatë fitnesi“, raportoi Press Trust of India, duke cituar një zyrtar të qytetit.

Katër ditë më vonë, ura u shemb.

Burimi: The Washington Post
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here