“Sulmi i peshkaqenit më shpëtoi nga vdekja prej kancerit”

Një sulm peshkaqeni përfundoi duke i shpëtuar jetën një njeriu.

Në korrik 2015, Eugene Finney ishte duke notuar në brigjet e Huntington Beach, Kaliforni, kur ndjeu se diçka e përplasi në shpinë, raportoi Washington Post.

Unë do të thosha se është si të goditesh nga një ton tulla, ose si goditje me kamzhik, por nuk është ashtu,” i tha Finney gazetës. “Unë kurrë nuk jam goditur kështu më parë.”

Vetëm pasi doli nga uji dhe vajza e tij e pyeti pse po i rrjedh gjak, Finney vuri re një prerje në shpinë rreth tridhjetë centimetra të gjatë.

Djali dhe e dashura e tij, të cilët kishin qenë në breg gjatë gjithë kohës, përmendën se kishin parë fletën shpinore të peshkaqenit në ujë. Të nesërmen, u raportua se një sërfist u përplas nga një peshkaqen i bardhë. Pikërisht atëherë ai e kuptoi se ai peshkaqen ose një tjetër me gjasë e kishte goditur.
Por menjëherë pas “takimit” të tij të ngushtë me grabitqarin më vdekjeprurës të oqeanit, Finney e kishte të vështirë të merrte frymë dhe po përjetonte dhimbje gjoksi. Ai shkoi në urgjencë.Një skanim CAT zbuloi një tumor të vogël kanceroz në veshkën e tij të djathtë. Finney, atëherë 39 vjeç, iu tha se ai kishte një shans të mirë për t’u shëruar nga sëmundja për shkak të faktit se ajo u kap herët dhe prej përmasave të tumorit. Kirurgët më pas hoqën masën dhe rreth 20% të veshkës së Finney së bashku me të.

Incidenti ishte “një shenjë nga Nëna Natyrë” që e solli atë në spital, tha ai për Washington Post.“Përndryshe nuk do të kisha hyrë kurrë dhe ata nuk do ta kishin kapur… E vetmja mënyrë e vërtetë që do ta kisha zbuluar ishte nëse tumori do rritej aq shumë sa të jepte metastaza dhe të përhapej”, tha ai.

Finney tha se nëse do të kishte pritur, me siguri nuk do ta dinte se ishte kancer derisa të ishte në statusin e fazës 4.“Do të kisha filluar të humbas peshë dhe të sëmuresha dhe në atë moment do të ishte tepër vonë. Nëse do ta gjeja atë peshkaqen dhe të mundesha ta përqafoja, do ta bëja”, tha ai.

Burimi: New York Post
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here