Thirrja e Nicola Sturgeon për një zonë ndalim-fluturimi “mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore”

Analistët kritikuan sugjerimin ‘naiv’ të Ministres së Parë që NATO të konsiderojë embargon e fluturimeve, nga frika se mund të përshkallëzojë konfliktin rus, raporton Simon Johnson.

Nicola Sturgeon është “plotësisht naive” për të kërkuar që NATO të konsiderojë krijimin e një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, ka thënë sekretari skocez mes paralajmërimeve se masa mund të çojë në “Luftën e Tretë Botërore”.

Alister Jack tha se thirrja e Ministres së Parë për një zonë ndalim-fluturimi ishte “krejtësisht e papërgjegjshme” dhe arriti në përfundimin se skocezët duhet “të falenderojnë Zotin që është qeveria e Mbretërisë së Bashkuar që i merr këto vendime”.

Ai tha se kabineti i Mbretërisë së Bashkuar u informua këtë javë nga Admirali Sir Tony Radakin, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, duke shtuar se “nuk mund të ishte më e qartë se kaq që ne nuk duhet të vendosim një zonë ndalim-fluturimi”.

Deputeti konservator për Dumfries dhe Galloway tha se një avion i NATO-s do të duhej të vendoste nëse do të rrëzonte një aeroplan rus “brenda orëve” nga zbatimi i zonës së ndalim-fluturimit “dhe se përshkallëzimi do të ishte i pabesueshëm”.

Burimi: The Telegraph

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here