Sipas statistikave dhe raportit të INSTAT të publikuar së fundmi, në Korrik 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 32 mld lekë, duke u rritur me 30,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ulje me 7,9 %, në krahasim me Qershor 2021. Krahasuar me mesataren mujore të tre viteve, 2018-2020, eksportet në muajin Korrik 2021 u rritën me 21,7 %.
Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën 72 mld lekë, duke u rritur me 26,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 6,6 %, në krahasim me Qershor 2021. Krahasuar me mesataren mujore të tre viteve, 2018-2020, importet në muajin Korrik 2021 u rritën me 22,9 %.
Ky është një tjetër vit ku dominojnë importet. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 39 mld lekë, duke u rritur me 22,6 %, krahasuar me Korrik 2020 dhe me 22,2 %, në krahasim me Qershor 2021. Krahasuar me mesataren mujore të tre viteve, 2018-2020, defiçiti tregtar në muajin Korrik 2021 u rrit me 23,9 %.
Më tej në raport thuhet se, në shtatëmujorin e parë 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 209 mld lekë, duke u rritur me 39,2 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 426 mld lekë, duke u rritur me 29,8 %, krahasuar me një vit më parë. Si rrjedhojë, deficiti tregtar arriti vlerën 217 mld lekë, duke u rritur me 21,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.
Grupet kryesore që kanë ndikuar në rritjen e eskporteve
Sipas raportit të INSTAT, gjatë muajit Korrik 2021, në rritjen e eksporteve prej 30,6 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet:
- “Materiale ndërtimi dhe metale” me +13,2 pikë përqindje,
- “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +7,5 pikë përqindje dhe
- “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me +3,4 pikë përqindje.
Ndërsa grupi “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” ka ndikuar negativisht me -0,03 pikë përqindje.
Gjatë muajit Korrik 2021, rritja e eksporteve prej 21,7 %, krahasuar me mesataren mujore të tre viteve (2018-2020), është ndikuar nga grupet:
- “Materiale ndërtimi dhe metale” me +10,7 pikë përqindje;
- “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +5,4 pikë përqindje;
- “Ushqime, pije, duhan” me +3,6 pikë përqindje.
- “Tekstile dhe këpucë” ka ndikuar negativisht me -4,3 pikë përqindje.
Eksportet, nga Janari-Korrik 2021 janë rritur me 39,2 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve janë:
- “Materiale ndërtimi dhe metale” me +13,8 pikë përqindje;
- “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,3 pikë përqindje;
- “Tekstile dhe këpucë” me +5,4 pikë përqindje.
Ndërtimi dhe mineralet vazhdojnë të jenë më rritjen më të lartë, ndërkohë që ka rënie në sektorin e veshmbathjes, kjo si rrjedhojë e ngërcit në sektorin e fasonerisë për importin e lëndës së parë, për prodhimin e materialeve të veshmbathjes nga vendet e BE.
Grupet kryesore që kanë ndikuar në rritjen e importeve
Duke u bazuar në raportin e INSTAT, gjatë muajit Korrik 2021, në rritjen e importeve prej 26,1 %, krahasuar me Korrik 2020, kanë ndikuar pozitivisht grupet:
- “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +5,8 pikë përqindje;
- “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me +5,0 pikë përqindje,
- “Ushqime, pije, duhan” me +4,6 pikë përqindje.
Gjatë muajit Korrik 2021, rritja e importeve prej 22,9 %, krahasuar me mesataren mujore të tre viteve (2018- 2020), është ndikuar kryesisht nga grupet:
- “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me +6,2 pikë përqindje;
- “Ushqime, pije, duhan” me +4,0 pikë përqindje;
- “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +3,4 pikë përqindje”;
- “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” ka ndikuar negativisht me -0,3 pikë përqindje.
Për periudhën Janar-Korrik 2021, importet janë rritur me 29,8 %, krahasuar me shtatëmujorin e parë 2020. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve janë:
- “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +8,9 pikë përqindje;
- “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,8 pikë përqindje;
- “Produkte kimike dhe plastike” me +4,4 pikë përqindje.
Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve gjatë Korrik 2021 në krahasim me po të njëjtin muaj një vit më parë janë:
- Spanjë (44,1 %);
- Kosova (17,9 %);
- Italia (15,1 %);
- Kina (-15,7 %)
Për periudhën Janar-Korrik 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me të njëjtën periudhë krahasuese të një viti më parë janë:
- Kosova (56,8 %);
- Spanja (40,3 %);
- Italia (29,0 %).
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë:
- Ukraina (30,5 %);
- Mbretëria e Bashkuar (7,8 %)
Në muajin Korrik 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen dhe uljen më të madhe të importeve, në krahasim me Korrik 2020 janë shprehur në tabelën e mëposhtme:
Vendet me rritjen më të madhe të importeve: | Vende me uljen më të madhe të importeve |
Kina (16,8 %) | Zvicra (27,4); |
Italia (16,5 %) | Austria (12,2 %) |
Turqia (14,2 %) | Kroacia (11,8 %) |
Për periudhën Janar-Korrik 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen dhe uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë janë janë shprehur në tabelën e mëposhtme:
Vendet me rritjen më të madhe të importeve: | Vende me uljen më të madhe të importeve |
Turqia (48,3 %); | Zvicra (25,5); |
Italia (34,4 %); | Rusia (8,6 %); |
Kina (31,0 %). | Ukraina (16,8 %). |
Burimi: INSTAT