Volodymyr Zelensky tha se Ukraina duhet të pranojë se nuk do të bashkohet kurrë me NATO-n.
Komentet e presidentit ukrainas ndezën spekulime se ai mund të jetë duke hedhur bazat për një marrëveshje paqeje me Moskën, e cila do që Kievi të distancohet nga anëtarësimi në aleancë.
“Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë. Kemi dëgjuar për vite që dyert ishin të hapura, por kemi dëgjuar gjithashtu se nuk mund të bashkoheshim. Është një e vërtetë dhe duhet njohur,” tha Zelensky gjatë një video-konference me zyrtarë ushtarakë.
Ai tha se NATO ishte “aleanca më e fortë në botë” – por “disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”.
Rusia ka kërkuar prej kohësh që fqinji i saj të mos lejohet kurrë të bashkohet me aleancën dhe Kremlini tha javën e kaluar se lufta do të përfundonte “në një moment” nëse Kievi binte dakord dhe do të njihte kontrollin rus të Krimesë dhe zonave të kontrolluara nga separatistët.
Burimi: The Telegraph