Vaksina e Pfizer, e para që merr miratim të plotë në SHBA

Vaksina e Covid-19 e Pfizer është e para që ka marrë miratimin e plotë të FDA, agjencisë për miratimin e barnave dhe ushqimeve në ShBA. Tetë muaj pasi kanë autorizuar së pari përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për përdorim emergjent si vaksinë e Covid-19 në ShBA, FDA lëshoi sot aprovimin e plotë. Ky miratim pritet të shtojë numrin e vaksinimeve dhe të lejojë marketimin e vaksinës nga kompania.

Licenca është për moshën mbi 16 vjec, por vaksina do të vijojë të jetë e disponueshme për atë nga 12 në 15 vjeç sipas autorizimit të mëparshëm.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here