Viena përkujton viktimat e pandemisë me një “det dritash”

Dhjetëra mijëra banorë të Vjenës dolën të dielën mbrëma për të marrë pjesë në një përkujtimore të “detit të dritave” për më shumë se 13,000 austriakë që kanë vdekur në pandeminë e koronavirusit. Eventi i mbështetur nga dhjetëra organizata të shoqërisë civile, tërhoqi më shumë se 30,000 njerëz, sipas mediave austriake. Ata organizuan një zinxhir prej më shumë se 13,000 qirinjsh që shtriheshin rreth unazës qendrore të Vjenës, një për çdo person që vdiq në Austri, dhe mbajtën një moment heshtje. Përkujtimi synonte gjithashtu të tregonte solidaritet me punonjësit e kujdesit shëndetësor pas demonstratave disajavore kundër koronavirusit në kryeqytetin austriak.

Të shtunën, dhjetëra mijëra dolën përsëri për të protestuar kundër kufizimeve të qeverisë lidhur me pandeminë, si dhe një mandat të planifikuar kombëtar të vaksinës. “Ne jemi thjesht njerëz nga shoqëria civile që dëshirojmë të dërgojmë një sinjal,” tha organizatori Daniel Landau për gazetën austriake Kurier.

Përveç atyre që morën pjesë personalisht, shumë të tjerë – përfshirë presidentin austriak Alexander van der Bellen – ndanë foto të qirinjve të ndezur në dritaret e tyre në mediat sociale në titullin #YesWeCare.

Burimi: AP

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here