Zj. K: “Të qeshësh me pordhat është themeli i një marrëdhënie të mirë”?

Para disa ditësh lexova tek The Guardian një shkrim shumë interesant mbi jetën në çift të cilin po e ndaj me ju dhe në fund do të doja që ju të ndanit me të tjerët mendimin tuaj, në rubrikën e komenteve poshtë shkrimit.
Të qeshësh me pordhat është themeli i një marrëdhënie të mirë”  – The Guardian – shkruan se seriali me katër pjesë i Golaszewski është një vështrim nga afër i një lidhje 27-vjeçare, e cila është e mbushur plot me detaje të vëzhguara në mënyrë të përsosur për mënyrën se si çiftet sillen në marrëdhëniet afatgjata. Skena të tëra konsistojnë në ngarkimin e një pjatalarëse ose duke folur për problemin e milingonave. Një sekuencë sheh Ian-in e Sean Bean-it duke pritur në këmbët e shkallëve që gruaja e tij të kthehej nga tualeti. “Si e ke barkun?” ai pyet. “Shumë gaz?” Nicola Walker, e cila luan rolin e bashkëshortes së tij Ema, përgjigjet: “Mendova se do të nisesha! Ato gufojnë, pastaj lëvizin sikur janë administratorët e shtëpisë.”

Pordhat janë ndoshta baza e një marrëdhënie të suksesshme, sepse janë të ndershme, tha Golaszewski. “Gruaja ime nuk mund ta besonte se sa shpejt pordha unë para saj kur filluam të bashkëjetonim. Unë jam një njeri – ne të gjithë pjerdhim!”

Kjo pjesë e shkrimit më bëri të mendoj se në marrëdhënie ne përpiqemi të dukemi sa më mirë ndaj tjetrit, majde në fillimet e bashkëjetesës time as nuk mund ta mendoja që partneri im kryente nevojat personale në tualet. As nuk mund ta imagjinoja… Kuptohet, më pas kjo u bë normale. Por kur kujtoj fillimin, më dukej aq gjë e pështirë dhe nuk mund ta lidhja atë akt me figurën e tij. E cuditshme është që një ditë kur po diskutonim mbi këtw temë, ai më konfirmoi se kishte patur të njëjtin mendim dhe të njëjtën ndjesi.

A e kanë vallë njerëzit këtë mendim në eksperiencën e parë të bashkëjetesës?
Tani, shkrimi i The Guardian flet hapur për pordhat si një element që jep gëzim në çift nwse trajtohet si i tillë. Nuk, e di, por më duket e tepërt. Ju, si e mendoni?
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here