5 sekretet e grave indoneziane për t’u plakur ngadalë

Çdo komb ka këshillat dhe sekretet e veta të bukurisë. Trajtimet indoneziane kanë rrënjë dhe procedura të lashta që janë përdorur për shekuj duke i bërë gratë në moshën 53-vjeçare të duken sikur janë 35-vjeçare.

Ja 5 këshilla indoneziane se si ta arrijmë një mendje dhe një trup të shëndetshëm.

1. Parandalimi i strijave

Balinezët përpiqen të kujdesen për trupin e tyre me përkëdheli nga koka te këmbët. Është shumë më e lehtë të parandalosh strijat sesa të luftosh me to më vonë. Një nga ritualet më të njohura është aplikimi i maskës së barkut balinez. Ai përfshin orizin e bluar dhe ‘kencur’, një rrënjë e ngjashme me xhenxhefilin. Këta përbërës ndihmojnë në elasticitetin e lëkurës.

Shumë shpesh pasi një grua lind, ajo bën një masazh të trupit me një mbështjellës bimor i cili vendoset në stomak.

2. Përdorimi i farave të papajës dhe papajës për lëkurën

Gratë indoneziane përdorin papaja pure me ose pa qumësht dhe e aplikojnë atë drejtpërdrejt në fytyrën e tyre për t’i bërë lëkurën të shkëlqejë. Gjithashtu, për të hequr ngjyrën e errët të flokëve dhe për të parandaluar dëmtimin e tyre, bluajnë farat e papajas dhe bëjnë një përzierje me ujë. Më pas e aplikojnë këtë pastë në flokët e tyre, presin një orë dhe e shpëlajnë.

3. Përdorimi i qumështit të dhisë për banjë

Kjo është një banjë e lashtë bukurie e përdorur nga princeshat e Java. Ndihmon në ruajtjen e lëkurës së re dhe të butë. Gratë shtojnë qumësht dhie në vaskën e tyre dhe ulën në të për 30 minuta, pastaj e shpëlajnë qumështin.

4. Të bësh një masazh dy herë në javë

Masazhi për indonezianët është thelbësor për shëndetin dhe rininë. Gratë indoneziane rekomandojnë bërjen e masazhit dy herë në javë, krahas manikyrit, pedikyrit dhe maskave javore për fytyrën.

5. Rrezatimi i lumturisëNjë nga blogeret më të njohura në Indonezi, e cila duket si 35 vjeç kur në të vërtetë është 53, zbuloi sekretin e saj të rinisë. Sa më shumë kalon mosha, aq më e lumtur është. Lumturia ndihmon në ruajtjen e bukurisë së brendshme dhe në atë të jashtme. Buzëqeshni më shumë dhe dashuroni veten.

Burimi: brightside.me
Përktheu dhe përshtati: mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here