6 ushqime që po shkatërrojnë hormonet dhe lëkurën tuaj

Gjatë viteve të adoleshencës, nuk është e pazakontë që si vajzat ashtu edhe djemtë të luftojnë me aknet. Megjithatë, kjo nuk ndodh vetëm në pubertet, dhe në disa njerëz, mund të jetë një problem në moshën e tyre të rritur, shpesh, si pasojë e çekuilibrit hormonal ose vezoreve policistike (te femrat).

Për të provuar dhe zgjidhur problemin me lëkurën e prirur ndaj akneve, gratë provojnë të gjitha llojet e produkteve, nga antibiotikët si peroksidi i benzoilit te Retin-A, por jo gjithmonë ato japin rezultatet e dëshiruara. Nëse jeni konsultuar me një dermatolog dhe nëse aknet tuaja janë shoqëruar me çekuilibër hormonal, sigurohuni që të lexoni të gjithë artikullin për të mësuar më shumë rreth kësaj çështjeje të shpeshtë shëndetësore.

Si ndikojnë hormonet në lëkurë?
Aknet hormonale shfaqen si pasojë e një çekuilibri në gjëndrat endokrine dhe shpërthimet janë më të zakonshme gjatë mesit të ciklit, periudhës së ovulimit ose para periudhës së menstruacioneve ose kohës kur estrogjeni dhe nivelet e testosteronit janë në kulmin e tyre.

Gratë me një sistem të ekuilibruar endokrin nuk përjetojnë një dëmtim të tillë nga këto rritje hormonale. Bilanci i dobët në sistemin endokrin mund të ndodhë për shkak të depozitave toksike në trup dhe zakoneve të dobëta të jetesës, të cilat çojnë në inflamacion dhe dominim të testosteronit, gjë që si pasojë, inkurajon gjëndrat dhjamore të rrisin prodhimin e vajit.

Si të përmirësoni cilësinë e lëkurës tuaj
Pa dyshim, gjithçka që ndodh brenda trupit tuaj do të reflektohet në lëkurë, sepse është organi më i madh për eliminimin e toksinave dhe është i lidhur ngushtë me mëlçinë, zorrët e trasha dhe sistemin limfatik. Gjithashtu, çdo gjë që vendosni në gojë ka rëndësi dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të mësoni se cilat ushqime duhet të përjashtoni dhe cilat të përqafoni nëse doni të përmirësoni cilësinë e lëkurës tuaj. Le të hedhim një vështrim në një listë të detajuar:

Përjashtoni:

1. Bulmetin
Shumica e produkteve të bulmetit janë të pasura me hormone sintetike të cilat mund të rrisin nivelet hormonale.

2. Soja
Fitoestrogjenet nga soja mund të pengojnë funksionimin e duhur të hormoneve dhe të rrisin numrin e akneve.

3. Gluteni
Mund të shkaktojë inflamacion të zorrëve.

4. Kikirikët
Edhe nëse nuk jeni alergjik ndaj tyre, ato asociohen me lëkurë të skuqur dhe akne.

5. Kafeina
Dihet se çaji jeshil, kafeja, çaji i zi, etj., ulin nivelet e zinkut, magnezit dhe vitaminës B nga trupi, të cilat janë thelbësore për një lëkurë të shëndetshme.

6. Vaj luledielli, perimesh dhe kanola
Këto vajra gatimi përmbajnë shumë vajra yndyrore omega-6 që mund të shkaktojnë inflamacion të lëkurës dhe të rrisin sekretimin e estrogjenit.

Përqafoni përdorimin e:

  • Probiotikëve sepse janë të mirë për tretjen, hormonet dhe zorrët.
  • Rritni përdorimin e perimeve dhe frutave organike.
  • Qëndroni larg produkteve dhe kozmetikës për kujdesin e lëkurës që përmbajnë vazelinë, parabenë, ftalate ose sulfate që çrregullojnë sistemin endokrin dhe zgjidhni produkte me përbërës natyralë.
Burimi: Best Folk Medicine
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here