Shumica e votuesve demokratë duan që partia e tyre të emërojë dikë tjetër përveç Joe Biden për president në vitin 2024, sipas gjetjeve të një sondazh të ri të kryer nga New York Times dhe Kolegji Siena.
Vetëm 26% e votuesve demokratë amerikanë u shprehën se do të donin që partia të riemërojë presidentin aktual për të kandiduar për një mandat të dytë.
Rezultatet janë tronditëse për Shtëpinë e Bardhë.
Raporti i sondazhit tregon se shumica ankohet për një “vend të mbërthyer nga një ndjenjë e përhapur pesimizmi” dhe vë në dukje se votuesit në mbarë vendin i dhanë presidentit një vlerësim të mjerueshëm 33% të miratimit mes shqetësimit dërrmues për ekonominë.
Më shumë se 75% e votuesve të regjistruar mendojnë se SHBA po “lëviz në drejtimin e gabuar” me një pesimizëm që “përfshin çdo cep të vendit, çdo grup moshe dhe grup racor, qytete, periferi dhe zona rurale, si dhe të dyja partitë politike”, raporton NYT.
Biden kishte sinjalizuar më herët si kandidat presidencial se ai e konsideronte veten si përgatitës për rrugën e një gardë të re të liderëve demokratë, por që kur u bë president dhe i është bërë presion nëse do të kërkonte një mandat të dytë, ai ka thënë vazhdimisht se do ta bënte.
Në moshën 79-vjeçare ai është presidenti më i vjetër i SHBA-së në histori dhe, në mënyrë alarmante, Times raporton se në mesin e votuesve demokratë nën moshën 30 vjeç, një 94% befasues do të preferonin një kandidat tjetër presidencial për partinë e tyre që shkon në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Tre të katërtat e votuesve të anketuar thanë se ekonomia ishte “jashtëzakonisht e rëndësishme” për ta, por vetëm 1% mendojnë se kushtet aktuale ekonomike janë të shkëlqyera.
Burimi: The Guardian