Barbie nderon heroinat e Covid-it me modele të reja të kukullave

Koleksionit të kukullave Barbie i janë shtuar dhe një set i rimodelesh. Këtë radhë ato mbartin fjalën “Heroinat e Pandemisë”.  Prodhuesi Mattel si fillim ka krijuar një kukull për nder të shkencëtares që krijoi vaksinën e koronavirusit të Oksfordit – Astra Zeneca, Prof Dame Sarah Gilbert, e cila është nominuar nga Mattel si “Modeli Shembulli 2021”.

Dame Sarah tha për BBC, se i dukej krijimi “shumë i çuditshëm” në fillim – por ajo shpresonte se ky model kukulle do të frymëzojë fëmijët. “Dëshira ime është që kukulla ime t’u tregojë fëmijëve karriera për të cilat ata mund të mos jenë në dijeni, si një vaksinologe,” tha ajo.

Barbie, si profesoreshë Sarah, është një nga gjashtë krijimet që nderojnë gratë që punojnë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (Stem). Të tjerat përfshijnë një mjeke australiane e cila ndihmoi në krijimin e një fustani të ripërdorshëm për punonjësit e shëndetit, dhe një studiuese biomjekësore braziliane.

Vitet e fundit, prodhuesi i lodrave Mattel i është përgjigjur kritikave se kukulla e saj Barbie krijon një imazh jorealist të femrës. Tani ofron kukulla me temë rreth karrierave të tilla si një zjarrfikëse, mjeke dhe astronaute – dhe në një gamë të ngjyrave të lëkurës përtej kukullës së saj origjinale të bardhë, bjonde, e cila u shfaq për herë të parë në 1959.

Shitjet e kukullave Barbie u rritën në nivelin më të lartë gjashtëvjeçar vitin e kaluar, pasi pandemia i detyroi prindërit të grumbullonin lodra për fëmijët e tyre.

 

Burimi: BBC

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here