Japonezët njihen që jetojnë në shtëpi të vogla në kubaturë, pork jo nuk i afron ata të flejnë bashkë në një dhomë apo në një krevat. Kjo nuk është një çështje apo problemi intim me marrëdhënien, por diçka që ata besojnë se është e mirë për ta. Ja arsyet e tyre:
- Ata kanë orare të ndryshme gjumi
Gjëja e parë që i bën çiftet japoneze të vendosin të shkojnë në shtrate veçmas janë oraret e ndryshme të punës. Ata mendojnë që të zgjosh partnerin sepse vjen vonë nga puna apo nëse të duhet të nisesh herët në mëngjes nuk do të rezultojë në pushim cilësor për ta. Kjo është arsyeja pse kalimi i natës në një dhomë tjetër ka kuptim. Kjo u jep atyre një gjumë të patrazuar dhe më të shëndetshëm.
- Foshnjat flenë me nënat e tyre
Nënat japoneze flenë me fëmijët e tyre dhe kjo konsiderohet shumë e rëndësishme, ndaj babai duhet të vendosë nëse dëshiron të ndajë të njëjtin shtrat apo të shkojë në një dhomë tjetër. Edhe shkenca ka vërtetuar se gjumi i përbashkët i fëmijës me prindin, mund të ndihmojë prindërit dhe fëmijët të kenë një gjumë më të qetë. Ndihmon fëmijën të mbajë një temperaturë të qëndrueshme dhe rrahje të zemrës (që është vërtet kritike në foshnjëri) dhe në të njëjtën kohë, zvogëlon mundësinë e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjës. Gjithashtu, kjo kontribuon që fëmija të ketë vetëbesim më të mirë, të bëhet i pavarur më shpejt dhe të ketë sukses në shkollë.
- Për ta, të flesh veçmas do të thotë paqe
Ndërsa shumë çifte perëndimore që fillojnë të flenë vetëm mendojnë se divorci është në pragun e tyre, japonezët e shohin atë ndryshe. Ata e vlerësojnë shumë gjumin e tyre dhe nuk duan të shqetësohen gjatë gjumit. Kjo do të thotë se ata nuk kanë nevojë dhe nuk u pëlqen të durojnë gërhitjen, gjumin e shqetësuar, shkelmimin, etj. Edhe pse disa nuk kanë mundësi të flenë në dhoma të ndryshme, ata ende dëshirojnë që të mund të bëjnë gjumin e tyre të bukur.
A mendoni se kjo lloj praktike mund të jetë edhe më e mirë për marrëdhënien tuaj?