Eurospike prezanton në Tiranë raketat Spike

Kompania gjermano-izraelite Eurospike mbajti një takim me gazetarë dhe biznesmenë shqiptarë paraditen e 28 Qershorit 2021, në Tiranë.

Eurospike është një ndërmarrje e përbashkët midis Diehl Defense GmbH & Co. KG, Rheinmetall Electronics GmbH dhe Rafael Advanced Defense Systems Ltd.  Kompania është përgjegjëse për marketingun e raketave të familjes SPIKE në Evropë. Prodhimi i raketave (SR, LR2) kryhet në disa zona në Gjermani. Bashkësitë midis raketave të familjes SPIKE sigurojnë një avantazh të kostos në prodhim dhe si pasojë në blerjen, mirëmbajtjen dhe trajnimin në përdorimin e raketave specifike. 

Për më tepër për shkak të suksesit të shitjeve të SPIKE në të gjithë Evropën, shumica e anëtarëve të aleancës së NATO-s janë përdorues të SPIKE i cili siguron ndërveprimin dhe gjithashtu ka përparësi kur ju duhet të keni stok gjatë ushtrimeve. Gjatë konferencës u prezantuan teknologjitë e fundit të te armatimeve të raketeva të përdorura në misione të ndryshme, sidomos ato të NATOS. Kompania përfshin një sërë sistemesh të sofistikuara armatimesh dhe monitorimi për beteja luftarake në tre platforma: ajër, tokë dhe ujë. Pajisje lehtësisht të transportueshme dhe me saktësi të lartë veprimi. 

Vetë kompania furnizon gati 17 shtete me armatime nga të cilat 15 janë anëtare të Natos. Eurospike ka synim përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në listën e partnerëve të tyre strategjik, duke parë dhe angazhimin e vendeve të këtij rajoni në ushtrimet e fundit të operuara na Nato. 

Edhe Shqipëria është një target i ri për kompaninë Eurospike. Por cilat janë planet e qeverisë shqiptare për furnizimet e ushtrisë për mbrojtjen në vend? A do të arrijnë të përmbushin kërkesat dhe nevojat e ushtrisë sipas standardeve të Natos për misionet ku ata përfshihen? Kjo do të mbetet për t’u parë në vijim, nëse Shqipëri do të krijojë partneritet me kompani të mëdha si Eurospike për të kryer furnizimet me armatime për vendin. /mendimi.al

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here