Linja ajrore e re kombëtare e Italisë, ITA Airways, filloi të premten me një premtim për të rikthyer krenarinë tek transportuesi i flamurit të saj kombëtar, pasi Alitalia, linja ajrore trashëgimtare e Italisë, falimentoi dhe ndërpreu punën një ditë më parë. Që në muajin Shtator të këtij viti, Italia njoftoi se do të zëvendësonte Alitalian.
Drejtuesit shpalosën planet për rrjetin e ri, aeroplanët, stafin dhe aktivitetet në një konferencë shtypi të transmetuar drejtpërdrejt nga Roma. Gjëja e parë që duhet të dini: gjithçka do të jetë italiane.
Aeroplanët e rinj të ITA Airways do të kenë ngjyrë bojëqielli, me stafin të veshur me uniforma nga stilistët kryesorë italianë. Ambientet e brendshme dhe sallat e aeroportit do të vishen nga firma italiane të klasit të lartë, madje edhe makinat dhe minibusët e përdorur për të lëvizur nëpër terrene do të jenë italiane. “Ne kemi lindur si një markë e re italiane dhe kemi zgjedhur të punojmë vetëm me kompanitë italiane,” tha Alfredo Altavilla, president i ITA Airways.
Avionët e parë të rinj do të hyjnë në flotë në fillim të vitit 2022, dhe deri në fund të vitit 2025, thuhet se 70% e flotës do të jenë avionë të gjeneratës së re. Planifikon të fillojë me 52, dhe të rritet në 105 deri në 2025.