Jeni beqar/e? Ja disa arsye se përse duhet të konsideroni patjetër një flirt veror

Vera është stina më e bukur e vitit. Shkolla ka mbaruar, puna është më e relaksuar, dhe jeta është më pak stresuese se në përgjithësi. Nëse jeni beqar/e, konsiderojeni eksperimentimin me një flirt veror. Lidhjet e lehta verore janë lloji më i mirë i marrëdhënieve sepse janë të rastësishme, pa presion dhe seksi. Ka plot gjëra që mund të bëhen gjatë verës dhe asnjëherë nuk mbetesh pa ide për të dalë me dikë, dhe kur vjeshta vjen, ju mund të ndaheni pa zemërthyerje.

Ja disa arsye se përse duhet të konsideroni patjetër flirt veror:

  • Papritur të gjthë janë më të ngrohtë.Ka më shumë lëkurë të nxirë që duket dhe vesjet janë më të lehta.
  • Keni më shumë kohë të lirë. Nuk ka shkollë dhe fundjavat fare mirë mund të kalohen me aventura në plazh.
  • Mundt ë qëndroni jashtë deri vonë. Dielli qëndron gjatë dhe keni më shumë kohë për një pije pas pune duke shijuar lirinë.
  • Ka shumë mundësi për të bërë takime. Sport, palester, plazh, pishinë, bar, etj.
  • Flirtet nuk është e detyrueshme të jenë eksluzive. Flirti ka për qëllim të jetë rastësor, i thjeshtë dhe i relaksuar. Është më shumë për të patur dikë me të cilin të luash, por pa u shqetësuar me xhelozira.
  • Të gjithë janë përgjithësisht më të gëzuar. Moti i ngrohtë dhe ditët më të gjata i bëjnë njerëzit më të hapur ndaj eksperiencave të reja.
  • Asnjë nuk e merr jetën seriozisht në verë. Jeta është e bukur, cdo gjë është rehat, dhe cdo plan lidhet me “si të shkojmë në plazh”.
  • Seksi ëstë më i mirë në plazh. Të qenurit ngrohtë gjatë dimrit është e lezetshme por s’ka gjë më të bukur se koha mbi rërë.
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here