Korea e Jugut po zhvillon sistemin e mbrojtjes në stilin ”Kupola e Hekurt” për t’iu kundërvënë artilerisë së Koresë së Veriut

Koreja e Jugut ka  miratuar planet për të ndjekur një sistem përgjimi artilerie prej 2.6 miliardë dollarësh, i ngjashëm me “Kupolën e Hekurt” të Izraelit, i projektuar për të mbrojtur kundër arsenalit të Koresë së Veriut me armë dhe raketa me rreze të gjatë, tha agjencia që merret me blerjet për mbrojtjen në një raport për Reuters. 

Sipas reporterit të Reuters, një pjesë e madhe e zonës përreth Seulit, kryeqytetit, ku banon dhe gjysma e popullsisë prej 52 milion banorësh, shtrihet brenda rrezes së armëve me distancë të largët nga Korea e Veriut dhe raketahedhësve të shumtë. 

Në fund të vitit të kaluar projekti mbrojtës i qeverisë bëri thirrje për zhvillimin e një “Kupolë Hekuri të stilit Korean” që mund të mbrojë Seulin dhe objektet kryesore. Të hënën një komitet i kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes Suh Wook miratoi projektin, që pritet të përfundojë rreth vitit 2035 me një kosto prej 2.6 miliardë dollarë, tha në një deklaratë Administrata e Programit për Blerjet e Mbrojtjes (APBM). 

Sipas tyre ky projekt do të forcojë më tej aftësinë për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga shteti fqinj me teknologji të përparuara. 

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare ka thënë ndërsa armët ekzistuese siç janë sistemet e mbrojtjes raketore Patriot dhe THAAD janë projektuar për të synuar raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi gjithnjë e më të aftë të K. Veriut, sistemi i ri synon të mbrojë nga artileria me rreze të gjatë dhe nga hedhja e raketave të shumta. 

Vjet në një panair të mbrotjes gjatë muajit Gusht, ministri i mbrojtjes shpalosi planet afat-gjata dhe afat-shkurtra për furnizimet e reja të armatimeve dhe sistemeve mbrojtëse të K.Jugut, të prodhuara në vend. Kjo jo vetëm ka si synim rritjen e aftësive mbrojtëse ndaj sulmeve kërcënuese të Koresë së Veriut, por dhe rritjen dhe fuqizimin e industrisë prodhuese në vend. Plan-buxheti prej 90 miliardë dollarësh përmbledh politikat e ministrisë për të ushqyer industrinë e mbrojtjes dhe për të forcuar bashkëpunimin teknik midis sektorit privat dhe ushtrisë për zhvillimin e tetë teknologjive kryesore strategjike të mbrojtjes, duke përfshirë sistemin inteligjent të komandës dhe kontrollit, tha ministri në fjalimin e tij në këtë panair.

Burimi: Reuters

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here