Një guidë fillestarësh për dietën KETO – Çfarë është ketoza?

Ketoza është një gjendje metabolike tërësisht normale, ku trupi djeg yndyrnat, në vend të glukozës. Arritja dhe mbajtja e ketozës për një kohë të gjatë është një nga qëllimet kryesore e të bërit të keto-s.

Por si futesh në ketozë?

Futja në ketozë arrihet nëpërmjet boshatisjes së depozitave të glikogjenit. Karbohidratet ruhen në muskujt dhe mëlçinë tonë në formën e glikogjenit dhe duhen rreth 2 – 3 ditë për ta boshatisur depozitën.

Kur je në ketozë, mëlçia prodhon ketone nga yndyrnat që merren nga ushqimi ose dhjami i masës trupore. Ketonet përdoren për të furnizuar trurin, muskujt dhe organet.

A ka një mënyrë të shpejtë për të hyrë në ketozë?

Mënyra më e mirë është duke limituar sasinë ditore të karbohidrateve në rreth 20 – 25 gramë. Kjo mjafton që të arrish ketozën për 2 – 4 ditë.

Megjithatë, ti mund ta përshpejtosh procesin nëpërmjet aktivitetit fizik.

Një tjetër mënyrë për ta përshpejtuar procesin është dhe agjërimi: gjatë asaj periudhe, ti nuk përdor ushqim për energji.

Si ta kuptosh që je në ketozë?

Mënyra më e saktë është nëpërmjet një analize gjaku, ku matet sasia e ketoneve. Megjithatë, ka shumë shenja se si ta kuptosh që je në ketozë:

·      Humbja e ujit nga trupi brenda 2 – 3 ditëve duke shkaktuar humbje peshe 1 – 2 kilogramë

·      Shije metalike në gojë

·      Gojë e thatë

·      Goja mban erë frutash ose açetoni

·      Zvogëlim i urisë

·      Rritje e energjisë dhe fokusit

Por nëse po e bën dietën ketogjenike për herë të parë, mund të përjetosh disa efekte anësore, si gripi keto. Nuk është një grip i mirëfilltë, por është mënyra natyrale e adaptimit me dietën e re. Zgjat 2 ose 3 ditë deri në maksimumi një javë.

Simptomat janë:

·      Lodhje ose dobësi fizike

·      Ulje e performancës fizike

·      Dhimbje muskulare

·      Vështirësi për të fjetur gjumë

Mënyra më e mirë për ta mundur gripin keto është të qëndrosh i hidratuar dhe të kesh durim.

A është ketoza e sigurt?

Ketoza është një gjendje natyrale, plotësisht e sigurt. Probabiliteti që ju të keni qenë në gjendje ketoze gjatë gjumit, pasi keni ngrënë një darkë me pak karbohidrate, është shumë e lartë.

Çfarë ndodh nëse je në ketozë dhe padashje ha shumë karbohidrate menjëherë?

Kjo varet nga sasia e karbohidrateve të konsumuara, por dalja nga ketoza është e garantuar. Duhet t’i jepni trupit kohën e duhur për tu adaptuar me dietën e re. Nëse ju bëni me hile, do të zgjasni procesin e adaptimit dhe gjendjen gripale.

Ky ishte një prezantim i shkurtër i ketozës. Në postin e radhës do të njihemi me përfitimet që sjell dieta ketogjenike. Stay tuned! 

P.S Ne nuk jemi dietologë. Posti ka qëllime informuese në bazë të literaturës së lexuar. Para se të merrni një vendim, lutemi të konsultoheni me specialistin përkatës. 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here