Raporti i Transparency International dhe Indeksi i Korrupsionit 2021 për Shqipërinë dhe vendet fqinje

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, produkti kryesor kërkimor i Transparency International, është bërë treguesi kryesor global i korrupsionit në sektorin publik.

Sipas raportit të CPI, këtë vit, mesatarja globale mbetet e pandryshuar për të dhjetën vit radhazi, në vetëm 43 nga 100 pikë të mundshme. Pavarësisht angazhimeve të shumta, 131 vende nuk kanë bërë asnjë përparim të rëndësishëm kundër korrupsionit në dekadën e fundit. Dy të tretat e vendeve shënojnë nën 50, gjë që tregon se kanë probleme serioze me korrupsionin, ndërsa 27 vende janë në pikën më të ulët ndonjëherë.

Sipas deklarimit të tyre, korrupsioni minon të drejtat dhe institucionet demokratike duke i lejuar udhëheqësit e korruptuar të përdorin praktika jodemokratike për të mbrojtur veten nga ndjekja penale dhe për të rritur pasurinë e tyre. Dokumentet Pandora ekspozuan, edhe një herë, se si përdorimi i kompanive offshore lejon që këto asete të paligjshme të pastrohen në ekonomitë e përparuara që shpesh kryesojnë CPI. Disa vende në rajon ilustrojnë efektet vdekjeprurëse të korrupsionit dhe autoritarizmit.

Raporti e rendit Shqipërinë në vendin e 110 nga 180 shtete, dhe vlerësimi është 35 pikë nga 100 sipas CPI (Corruption Perception Index), ku 100 janë pikë për shtetin e vlerësuar më të pastër nga korrupsioni dhe 0 në vendin më të korruptuar.

Shqipëria ka një rënie me 1 pikë nga viti i kaluar të vlerësimit mbi nivelin e perceptimit te korrupsionit sipas raportit te Transparency International.

Në Shqipëri gazetarët vuajnë padi dhe frikësim, duke përfshirë kontrollin e tepruar të informacionit në lidhje me përgjigjet ndaj COVID-19. Për më tepër, shqetësimet për dhunën e policisë gjatë demonstratave dhe shkeljet e lirisë së tubimit janë regjistruar gjatë gjithë pandemisë. Pandemia u përdor gjithashtu si një justifikim për të reduktuar mbikëqyrjen dhe llogaridhënien për prokurimet publike dhe shpenzimet e ndihmës së huaj, duke lejuar që korrupsioni të përhapet gjerësisht thuhet, në raport.

Ndërkohë, Serbia (38) mbetet në pikën më të ulët në një dekadë për të dytin vit radhazi. Vendi nuk konsiderohet më një demokraci, por një regjim hibrid dhe qeveria e tij është bërë e njohur për ndikimin e madh në media, ngacmimin e kritikëve të pavarur dhe mbajtjen e zgjedhjeve të padrejta. Mungesa e transparencës së qeverisë rreth investimeve të mëdha të huaja shkakton shqetësim të gjerë, të reflektuar nga vala e fundit e protestave publike kundër një projekti të diskutueshëm të shfrytëzimit të litiumit. Lëvizja mbarëkombëtare e detyroi presidentin dhe Partinë e tij Progresive Serbe në pushtet të amendojnë ligjin e ri mbi referendumet dhe të tërhiqnin legjislacionin që do ta bënte më të lehtë për shtetin të shpronësonte tokën, thuhet më tej në raport.

Kosova (39) ka parë tranzicione paqësore të pushtetit ndërmjet qeverive gjatë viteve të fundit. Parlamenti i saj ishte i vetmi në Ballkanin Perëndimor – dhe një nga vetëm pesë në të gjithë Evropën – që nuk i transferoi pushtetet vendimmarrëse ekzekutivit kur goditi pandemia. Vendi tregoi një vullnet të vërtetë për të luftuar korrupsionin duke hetuar liderët potencialisht të korruptuar dhe duke miratuar një strategji për sundimin e ligjit. Megjithatë, qeveria duhet të sigurojë që emërimet publike të jenë në kohë, transparente dhe të paanshme për të sjellë përmirësimet e nevojshme në proceset e prokurimit publik.

Pas disa vitesh rënie, rezultati i Maqedonisë së Veriut (39) u rrit me 4 pikë që nga viti i kaluar. Vendi ka ndërmarrë hapa për të ndjekur penalisht zyrtarët e nivelit të lartë për korrupsion dhe për të forcuar institucionet e pavarura të mbikëqyrjes. Qeveria miratoi gjithashtu një axhendë dhe plan veprimi kundër korrupsionit – të zhvilluar në konsultim me shoqërinë civile – që përfshinte masa të qarta për të luftuar krimin e organizuar, reformën e zgjedhjeve dhe sistemin gjyqësor, si dhe adresimin e nepotizmit, miqësisë dhe ndikimit në praktikat e punësimit publik.

Ndërkohë, Mali i Zi (49) renditet në tre vendet nga rajoni që shënojnë mbi mesataren globale prej 43.

Burimi: CPI i Transparency International

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here