Sondazhi “Seksi gjatë pushimeve” dhe përgjigjet e ballkanasve

Sipas një sondazhi të kryer kohët e fundit në rajonin e Ballkanit, kërkohej të kuptohej ndjenja që njerëzit kanë ndaj seksit gjatë udhëtimit. Kjo si rrjedhojë sepse njerëzit lëvizin shumë gjatë verës, eksplorojnë plazhe të shumta e të bukura që ofron Mesdheu, gjithashtu njihen me njerëz nga vende të ndryshme, të cilët shkëmbejnë kultura të ndryshme. Në këtë mënyrë rritet interesi për të provuar gjëra të reja, krijuar kujtime erotike që mbarten gjatë vitit, nxitet stimuli për të njohur e shijuar përvoja të reja. Përpara këtij sondazhi është kryer një tjetër për të parë konsumin e alkolit gjatë pushimeve, i cili zbuloi se 53% e të rriturve ballkanas pijnë gjithmonë gjatë kohës që janë me pushime. Sondazhi gjithashtu, tregoi se gati 36% e njerëzve pijnë 3 ose më shumë pije çdo ditë gjatë pushimeve. Me këtë studim në mendje, u ngrit pyetja për të gjitha gjërat e tjera që udhëtarët mund të bëjnë kur janë me pushime.

Pyetjet e shumta të cilat nxitën nevojën për të kryer këtë sondazh u zgjuan nga kurioziteti i sjelljes së secilit mbi seksin, psh: a bëjnë njerëzit më shumë seks me pushime sesa në shtëpi? A e konsiderojnë njerëzit seksin gjatë pushimeve më të këndshëm? Sa njerëz kanë pasur marrëdhënie një natë-she me pushime? A ndryshojnë standardet e seksit që kanë njerëzit kur janë me pushime? Në cilat vende publike kanë bërë seks njerëzit më shumë? Më poshtë mund të lexoni rezultatet e këtyre pyetjeve të sondazhit, si dhe analizën.

Ku mpleksen më shumë për seks një-natësh? Nga sondazhi rezultoi se 48% e të anketuarve gjenin një partner për një natë të vetme në një klub nate ose një bar, 25% e tyre në hotel 25%, në plazh – 20%, dhe në restorante – 7%.

Pyetjes se nëse të anketuarit mendonin se seksi është më i mirë gjatë pushimeve sesa në shtëpi, iu përgjigjën “Po”- 37.00%, “Jo” – 26.40% dhe “Është njësoj” – 36.60%.

Analizat interesante demografike përcaktuan se të rinjtë ballkanas kanë më shumë gjasa të thonë se seksi është më i mirë gjatë pushimeve. 42.52% e tyre të moshës 18-29 vjeç e thanë këtë. Nga ana tjetër, mosha 35-50 kishte më pak gjasa të thoshte se seksi është më i mirë gjatë pushimeve. Vetëm 24.73% e njerëzve mbi 35 vjeç e thanë këtë. Meshkujt dhe femrat kanë të ngjarë të mendojnë pothuajse njësoj se seksi është më i mirë gjatë pushimeve. 37.19% e burrave dhe 36.82% e grave ishin dakord.

Pyetjes nëse të anketuarit kanë patur ndonjëherë seks për një natë, iu përigjën, “Po, më shumë se një herë”- 17.80%; “Po, por vetëm një here” – 10.80% dhe “Jo” – 71.40%.

Analizat demografike – 33.88% e burrave dëshmuan se kanë patur marrëdhënie vetëm një natë të paktën një herë, dhe vetëm 23.65% e grave janë shprehur se kanë kryer marrëdhënie një-natëshe. Kur bëhet fjalë për të pasur një marrëdhënie vetëm një natë gjatë pushimeve më shumë se një herë, hendeku midis grave dhe burrave është edhe më i madh. 24.38% e meshkujve kanë patur seks për një natë më shumë se një herë. Ndërkohë, vetëm 11.63% e grave kanë patur një-natëshe më shumë se një herë. Pra, burrat tentojnë të kenë shpesh marrëdhënie një natëshe sesa gratë.

Pyetjes nëse ndryshojnë standartet me kë kryeni seks gjatë pushimeve, 11.40% thonë se standartet e tyre rriten, 16.20% thonë që janë fleksibël tek përzgjedhja, dhe 72.40% e të anketuarve nuk e ndryshojnë standardin e përzgjedhjes së partnerit.

Pyetjes nëse kryeni më shumë seks gjatë pushimeve sesa kur jeni në shtëpi:

  • 29% e të anketuarve u përgjigjën “Po” (nga këta 29.75% ishin burra dhe 28.29% ishin gra.)
  • 20% u përgjigjën “Jo” (nga këta 35.12% e të anketuarve ishin burra dhe 37.21% ishin gra.)
  • dhe 34.80% thonë që kanë njësoj raport marrëdhënie si në shtëpi dhe gjatë pushimeve. (35.12% e burra, dhe 34.50% gra.)

Pra, burrat dhe gratë kishin përgjigje pothuajse identike për sasinë e seksit që bëjnë gjatë pushimeve sesa në shtëpi.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here