Gratë që vuajnë nga dhimbje të forta të periodave do të lejohen të marrin leje nga puna deri në tre ditë çdo muaj sipas një plani reformash që do të miratohet nga qeveria spanjolle javën e ardhshme.
Aktualisht, vetëm disa vende aziatike, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Indonezinë, si dhe Zambia, japin leje menstruale.
Sipas Shoqatës Spanjolle të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, rreth një e treta e grave që kanë menstruacione vuajnë nga dhimbje të forta të njohura si dismenorrhea, me atë proporcion që rritet nëse llogariten edhe dhimbjet para menstruacioneve. Simptomat e dismenorresë përfshijnë dhimbje akute abdominale, dhimbje koke, diarre dhe ethe.
“Nëse dikush ka një sëmundje me simptoma të tilla i jepet një paaftësi e përkohshme, kështu që e njëjta gjë duhet të ndodhë me menstruacionet – duke lejuar një grua të qëndrojë në shtëpi gjatë një periudhe shumë të dhimbshme,” tha Angela Rodriguez, sekretarja e shtetit për barazinë për gazetën El Periodico
Reforma, e vendosur për t’u miratuar në mbledhjen e kabinetit të së martës së ardhshme, përfshin masa të tjera për të përmirësuar shëndetin menstrual, si një kërkesë për shkollat për të siguruar peceta higjienike për vajzat që kanë nevojë për to.
Pajisjet higjienike dhe tamponët gjithashtu do t’u ofrohen falas grave në rrethana sociale të margjinalizuara dhe do t’u hiqet TVSH-ja nga çmimi i shitjes në supermarkete – një kërkesë e gjatë nga gratë në Spanjë.
Në të njëjtën paketë reformash, qeveria e krahut të majtë të Spanjës po planifikon të bëjë abortin më gjerësisht të disponueshëm duke hequr kërkesën për lejen e prindërve për 16 dhe 17-vjeçarët dhe duke garantuar aksesin në ndërprerjet në spitalet publike.
Aktualisht, zona të tëra të vendit janë zona të ndalimit të abortit për shkak të politikave të përjashtimit sipas të cilave mjekët mund të refuzojnë të praktikojnë aborte për arsye etike.
Burimi: The Telegraph