Studimi: Pirja e ekspresit mund të shkaktojë nivele më të larta të kolesterolit tek meshkujt, por jo tek femrat

Studiuesit nga Norvegjia analizuan efektet e llojeve të ndryshme të kafesë në nivelet e kolesterolit në gjak tek burrat dhe gratë.

Pirja e ekspresit mund të shkaktojë nivele më të larta të kolesterolit tek meshkujt, por jo tek femrat, sugjeron një studim.

Studimet e mëparshme kanë lidhur kimikatet natyrale në kafe me nivele më të larta të kolesterolit në gjak, një çështje e cila është lidhur me problemet e zemrës, duke përfshirë goditjet në tru.

Akademikët nga Norvegjia ekzaminuan lidhjen midis metodës së pirjes dhe kolesterolit duke parë mënyrën se si njerëzit pinë kafe dhe duke vlerësuar nivelet e kolesterolit në gjakun e tyre.

Hulumtimi ekzaminoi informacione nga më shumë se 21,000 njerëz të moshës mbi 40 vjeç nga Tromso në Norvegji.

Analiza tregoi se lidhjet midis kafesë dhe kolesterolit ndryshonin në varësi të metodës së pirjes, me dallime të konsiderueshme midis gjinive.

Njerëzit që pinin tre deri në pesë ekspres në ditë kishin më shumë gjasa të kishin nivele më të larta të kolesterolit në gjak, krahasuar me ata që nuk pinin ekspres.

Meshkujt që pinin tre deri në pesë ekspresë duket se kishin përqendrime më të larta të kolesterolit sesa gratë.

Pirja e më shumë se gjashtë filxhanëve me kafe të filtruar ishte e lidhur me nivele më të larta të kolesterolit tek femrat, por jo tek meshkujt.

Studimi zbuloi se nuk kishte asnjë lidhje të rëndësishme midis kafesë me bustina që bëhet menjëherë dhe niveleve të kolesterolit.

Zbulimi më i rëndësishëm ishte se konsumimi i kafesë ekspres ishte i lidhur ndjeshëm me rritjen e S-TC (kolesteroli total i serumit),” thanë autorët.

Kafja është stimuluesi qendror më i konsumuar në mbarë botënPër shkak të konsumit të lartë të kafesë, edhe efektet e vogla shëndetësore mund të kenë pasoja të konsiderueshme shëndetësore.”

Rritja e njohurive mbi lidhjen e kafesë ekspres me kolesterolin në serum do të përmirësojë rekomandimet në lidhje me konsumimin e kafesë.

Burimi: Sky News
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here