8 mite që po shpërndahen mbi luftën Rusi – Ukrainë

Sipas analizës së NewsGuard, pretendimet e pavërteta për gjenocidin dhe autoritetet në Kiev që mbështesin nazizmin janë ndër gënjeshtrat më të zakonshme të përhapura në internet në mes të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Kjo vjen pasi Facebook, Instagram, TikTok dhe Youtube kanë ndërmarrë veprime për të bllokuar aksesin në mediat shtetërore ruse RT dhe Sputnik.

“Rusia po përdor një strategji shumështresore për të prezantuar, përforcuar dhe përhapur narrativa të rreme dhe të shtrembëruara në mbarë botën – duke u mbështetur në një përzierje të burimeve zyrtare të medias shtetërore, faqeve të internetit dhe llogarive anonime dhe metodave të tjera për të shpërndarë propagandë që avancon interesat e Kremlinit dhe minon kundërshtarët”, thuhet në analizë.

Lexoni më poshtë ‘mitet e luftës’ sipas kontrolluesit të fakteve të SHBA.

NewsGuard, një organizatë me bazë në SHBA që monitoron besueshmërinë e lajmeve, ka publikuar “mitet e luftës” që ka hasur.

Ata kanë identifikuar dhe po ndjekin 114 faqe interneti, duke përfshirë burime të medias shtetërore ruse si:

·      RT (Rusia Today)

·      Sputnik

·      Tass

…por paralajmëroi se faqet e internetit anonime dhe fondacionet me financime të paspecifikuara po nxisin gjithashtu informacion të rremë në mediat sociale.

1.     Mit: Banorët që flasin rusisht në rajonin Donbas të Ukrainës i janë nënshtruar gjenocidit.

Fakt: Asnjë provë e gjenocidit nuk u gjet nga gjykata ndërkombëtare penale dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

2.     Mit: Diversantët polonisht-folës tentuan të bombardojnë një fabrikë klori në Donbas.

Fakt: Videoja e ‘sulmit’ për të cilin nuk ka prova, është regjistruar disa ditë para se të mendohet se ka ndodhur.

3.     Mit: Forcat ukrainase bombarduan një kopsht fëmijësh në Luhansk, në Ukrainën lindore, më 17 shkurt 2022.

Fakt: Bombardimet erdhën nga vijat e frontit ruso-separatist, jo nga forcat ukrainase.

4.     Mit: Rusia nuk shënjestroi infrastrukturën civile në Ukrainë në fillim të pushtimit.

Fakt: Të paktën tre sulme ushtarake ruse u regjistruan në zonat civile në Ukrainë një ditë pas pushtimit, sipas Amnesty International.

5.     Mit: Nazizmi është i shfrenuar në politikën dhe shoqërinë ukrainase dhe mbështetet nga autoritetet në Kiev.

Fakt: Kandidati i partisë nacionaliste të ekstremit të djathtë, Svoboda, fitoi 1.6% të votave në zgjedhjet e 2019-ës.

6.     Mit: Perëndimi organizoi një grusht shteti për të përmbysur qeverinë ukrainase pro-ruse në 2014.

Fakt: Nuk ka asnjë provë që mbështet teorinë se revolucioni Maidan i vitit 2014 në Ukrainë ishte një grusht shteti i orkestruar nga vendet perëndimore. Kishte të gjitha shenjat e një kryengritjeje popullore, jo një grushti shteti.

7.     Mit: SHBA ka një rrjet laboratorësh të bioarmëve në Evropën Lindore.

Fakt: Pretendimet, të cilat janë bërë që nga viti 2016, zakonisht bazohen në një keqinterpretim të Programit të Reduktimit të Kërcënimeve Biologjike të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së për të reduktuar kërcënimet e shpërthimeve të sëmundjeve të rrezikshme infektive.

8.     Mit: NATO ka një bazë ushtarake në Odesa, në jug të Ukrainës.

Fakt: Bazat e huaja ushtarake nuk lejohen në Ukrainë dhe nuk ka asnjë provë për një bazë të tillë.

Burimi: The Guardian

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here