Kimikatet e përjetshme gjenden në mbështjellëset e tamponit

Kimikatet mund të grumbullohen në trup me kalimin e kohës dhe janë implikuar në një sërë efektesh serioze shëndetësore, duke përfshirë disa lloje kanceri.

Hulumtimet e reja kanë gjetur kimikatet e përjetshme në mbështjellëset e tamponëve dhe në produkte të tjera për menstruacionet.

Kimikatet e përjetshme, ose PFAS, janë komponime të krijuara nga njeriu që potencialisht mund të grumbullohen në trup me kalimin e kohës dhe duhen vite për t’u shpërbërë në natyrë. PFAS, që nënkupton substancat per- dhe polifluoroalkil, janë përfshirë në një sërë efektesh serioze shëndetësore, duke përfshirë disa lloje kanceri, presionin e lartë të gjakut, ndërprerjen e sistemit endokrin dhe problemet e zhvillimit te fëmijët.

Studiuesit nga Universiteti i Notre Dame studiuan më shumë se 120 produkte të ndryshme të menstruacioneve – kupat menstruale, pecetat, të brendshmet dhe tamponat – të shitura në Shtetet e Bashkuara.

Hulumtimi gjeti kimikate të përjetshme në disa, por jo në të gjitha produktet. Megjithëse studiuesit nuk dhanë detaje specifike, studimi zbuloi se “një pjesë e mirë” e produkteve të të brendshmeve të ciklit (duken si të brendshme të zakonshme, por janë të dizenjuara për të mbajtur lagështinë larg lëkurës tuaj ndërsa thithin menstruacionet) kishin nivele të dallueshme të PFAS në përbërje, tha Graham Peaslee, një profesor i fizikës në Universitetin e Notre Dame që udhëhoqi kërkimin.

Kjo tregon se nuk është kudo,” tha Peaslee. “Por sigurisht që është një shqetësim, veçanërisht në dy ose tre linja prodhimi.”

Asnjë nga tamponët e testuar në studimin e Notre Dame nuk kishte kimikate të përjetshme, por ato u gjetën në disa mbështjellës dhe aplikues plastikë tamponësh.

Studimi nuk përfshin emrat e markave të ndryshme të testuara, tha Peaslee, sepse kërkimi është ende në vazhdim dhe puna e tyre nuk është shteruese.

Lajmi i mirë është se ka produkte atje pa PFAS,” tha Peaslee. “Në fakt, shumica e produkteve të testuara nuk kishin shtuar PFAS të qëllimshme. Por ne kemi nevojë për një etiketim më të mirë që konsumatori të jetë i sigurt.

Ekzistojnë më shumë se 12,000 lloje të ndryshme PFAS me një sërë karakteristikash rezistente ndaj yndyrës, njollave, ujit ose zjarrit. Këto kimikate të përjetshme mund të gjenden në një sërë produktesh shtëpiake, si disa lloje fijesh dentare, disa enë gatimi dhe madje edhe qeset me kokoshka për mikrovalë.

PFAS janë zbuluar gjithashtu në veshje, si uniforma shkollore dhe xhaketa shiu. Ajo që nuk është e qartë është nëse lëkura e dikujt mund t’i thithë këto kimikate të përjetshme përmes rrobave që ata veshin, tha Peaslee.

Por ekspertët e dinë se këto kimikate të përjetshme janë të tretshme në ujë, që do të thotë produkte me PFAS që përfundojnë në depo, ujëra nëntokësore dhe në fund të fundit edhe në furnizimet tona me ujë dhe ushqim.

Gati gjysma e ujit të rubinetit të vendit është i ndotur nga PFAS, sipas një studimi të fundit nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA. Dhe shumica e amerikanëve kanë sasi të dallueshme të PFAS në gjakun e tyre.

Në mars, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit propozoi rregulloret e para të vendit për të kufizuar kimikatet e përjetshme në ujin e pijshëm. Në atë kohë, zyrtarët e agjencisë thanë se presin të finalizojnë rregullin deri në fund të vitit.

Përktheu dhe përshtati: mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here