Një guidë fillestarësh për dietën KETO me znj. K – Çfarë të presim nga dieta ketogjenike?

Dieta ketogjenike në ditët e sotme është shumë e famshme, dhe kjo për një arsye të mirë: është efektive. Por, pavarësisht famës, jo të gjithë e kuptojnë mirë dhe shumë njerëz kanë pritshmëri të gabuara kur fillojnë këtë dietë.

Përfitimet e dietës ketogjenike

1.     Ndihmon në humbje peshe dhe urie

Dieta ketogjenike ka ndihmuar shumë njerëz që të humbasin peshë në mënyrë të suksesshme. Arsyeja është e thjeshtë: gjatë dietës do ndiheni më pak të uritur dhe mund të rrini për një kohë të gjatë pa ushqim.

2.     Redukton dhjamin nga zona e barkut

Dhjami abdominal gjendet ose në nënlëkurë, ose përreth organeve.

Dhjami përreth organeve është shumë i dëmshëm, pasi mund të shkaktojë sëmundje zemre, të rrisë rezistencën ndaj insulinës, shkakton diabet tipi 2 dhe sëmundje të tjera metabolike.

3.     Përmirëson ndjeshëm insulinën dhe stabilizon nivelet e sheqerit në gjak

Rezistenca ndaj insulinës është një gjendje kronike që çon në diabet të tipit 2. Kur jeni rezistentë ndaj insulinës, qelizat tuaja janë më pak të ndjeshme ndaj insulinës në gjak, gjë e cila detyron pankreasin të sekretojë më shumë insulinë për të menaxhuar nivelet e glukozës në gjak.

4.     Ul presionin e gjakut

Shumë njerëz përjetojnë presion të lartë gjaku, sidomos teksa plaken. Obeziteti dhe jeta sedentare kontribuojnë në presionin e lartë të gjakut. Humbja e peshës me dietën ketogjenike, si dhe kombinimi i saj me aktivitet fizik mund të stabilizojë insulinën në gjak.

5.     Përmirëson kolesterolin dhe ul trigliceridet

Për shumë njerëz, përshtatja e stilit të tyre të jetesës më dietën ketogjenike, sjell përmirësimin e kolesterolit, duke rritur HDL (kolesterolin e mirë) dhe duke e mbajtur stabël nivelin e LDL (kolesterolin e keq). Me KETO-n, edhe niveli i triglicerideve tenton të ulet.

Në disa njerëz ndodh që të pësojnë rritje të kolesterolit në momentin që e nisin dietën ketogjenike, por ky nivel stabilizohet me kalimin e kohës.

6.     Rrit energjinë

Edhe pse gjatë fazës së adaptimit, ju mund të ndiheni të lodhur, kjo ndjesi shumë shpejt zëvendësohet nga nivele të larta energjie, e cila ju ndihmon të qëndroni aktivë. Kjo sepse nivelet e sheqerit në gjak stabilizohen dhe sepse ketonet janë një burim energjie mëse i mjaftueshëm, sapo trupi mësohet me to.

7.     Përmirëson përqëndrimin dhe fokusin

Truri ka nevojë për sasi të vogla glukoze për të funksionuar, por edhe ketonet e kryejnë funksionin më së miri. Shumë njerëz kanë vënë re përmirësim të përqëndrimit, e cila çon në rritje produktiviteti.

Por çdo e mirë e ka dhe një të keqe. 

Në postimin e radhës do njihemi me efektet anësore të dietës ketogjenike, por edhe me mënyrat se si mund t’i kalojmë këto sfida. Stay tuned! 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here