Pse femrat e suksesshme në karrierë e kanë të vështirë suksesin në dashuri?

Në takimet e para me dikë, ju jeni të dy në sjelljen tuaj më të mirë të mundshme, duke qeshur me njëri-tjetrin, duke flirtuar dhe duke u interesuar në mënyrë të sinqertë mbi atë se çfarë po thotë personi tjetër. Por pas disa javësh apo muajsh, gjërat mund të bëhen më të hidhura dhe marrëdhënia të mos jetë siç e menduat në fillim. Kjo ndodh edhe për femrat të cilat janë të suksesshme në karrierën e tyre. Ato dinë kaq mirë se si t’ia dalin në punë, pse u duhet që të përpiqen kaq shumë në jetën personale?

Këshilluesja e marrëdhënieve Sami Wunder mendon se e ka gjetur arsyen përse. Siç duket, kur këto gra të suksesshme janë përpara një mashkulli, ato nuk janë në më të mirën e tyre. Wunder mendon se problemI qëndron tek femrat të cilat duan të impresionojnë meshkujt me të cilët dalin. Ato mendojnë se duhet punuar shumë për dashurinë dhe aplikojnë të njëjtat veprime si në jetën e tyre profesionale. Është e njëjta psikologji që përdorin në biznes, duhet punuar shumë për suksesin.

Wunder këshillon se gratë  e suksesshme të mësojnë të udhëheqin me energjinë e tyre feminile e cilat lidhet shumë me të kuptuarit që ju dashurojnë për atë që jeni e jo për atë që bëni, duke i lënë hapësirë vetes për tu qetësuar. Zakonisht gratë e sukseshme bëjnë në jetën private gjithçka që bëjnë në punë. Ofrojnë të paguajnë, hapin dyert, nuk presin që partneri të bëjë diçka… Në një kuptim ato nuk dalin në takime për të marrë dashuri, ato dalin për të marrë vlerësim, për të arritur diçka. Por e vërteta është se ne nuk e fitojmë partnerin, ne e ftojmë dhe e tërheqim atë në jetën tonë. Nëse femrat e udhëheqin gjithmonë bisedën dhe përpiqen që ta impresionojnë partnerin, ato tërheqin një partner që është më pasiv.

Dashuria ka nevojë për cënueshmëri

Wunder thotë se veçanërishit femrat duhet të mësojnë të jenë cënueshme nga dashuria, dhe kjo është diçka që gjendet me vështirësi nëse ato janë mësuar që gjithmonë të ngrenë mburoja. Wunder thotë se ne nuk ia hapim zemrat të tjerëve, duam seks të shpejtë, marrëdhënie të thejshta dhe nuk lëvizim përtej kësaj pike. Ajo beson se kjo është kriza e vërtetë e shoqërisë.

Wunder thotë se partnerët më të mirë në këtë rast janë ata që aktivizojnë njëkohësisht edhe energji femërore dhe energji mashkullore. Meshkujt që kanë aktive energji femërore janë më të ndjeshëm dhe dëgjues më të mirë. Kur femrat udhëheqin me energji mashkullore, ato tërheqin meshkuj që janë më shumë në energji femërore. Janë ato që planifikojnë takimet. Disa nga këto gra janë të lumtura që udhëhqin, por shumica nuk janë. Ka shumë gra të tilla që shprehen se meshkujt sikur turpërohen nga suksesi i tyre. Wunder thotë se kërkimi i vlerësimit të vazhdueshëm është problem në marrëdhënie dhe momenti që e ndryshon plotësisht rrjedhën e ngjarjeve është dashuria për veten. Kur gërrmon në zemrat e këtyre grave të mrekullueshme, zbulon se identiteti dhe vlera e tyre përcaktohet nga ajo që ato bëjnë dhe çfarë ato mund të arrijnë. Kështu, këto janë gra të cilat nëse mund të bëjnë më shumë, ndjehen më me vlerë.

Kjo është arsyeja pse gra të suksesshme, të forta, të zgjuara përfundojnë në marrëdhënie toksike. Ato vazhdojnë të mendojnë se nëse ato vazhdojnë t’i japin më shumë partnerit të tyre, ato do t’i përmirësojnë situatat.

Wunder thotë: “Vlera varet me atë që je, jo me atë që bën. Një mashkull nuk bie në dashuri me ty sepse ke drejtuar shumë mbledhje, as se ke dalë në TV, as se ke udhëtuar gjithë botën apo se flet pesë gjuhë të huaja. Ai bie në dashuri për shkak të lidhjes që ndjen me ty.” /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here