Ministria e Financave “godet” influencuesit e mediave sociale

Nisur nga data 1 janar të vitit të ardhshëm, Ministria e Financave ka vendosur se tatimi për të vetë-punësuarit, përfshirë profesionistët e lirë, do të ndryshojë sipas të ardhurave të tyre. Kjo u publikua në fletoren zyrtare nëpërmjet një udhëzimi që përcakton taksat për kategori të ndryshme.

Për vitin 2024, të gjithë të vetë-punësuarit me të ardhura neto tatueshme deri në 14 milionë lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa ata me të ardhura mbi 14 milionë lekë do të taksohen me 23%. Këto ndryshime do të çojnë në faktin që kjo kategori nuk do të trajtohet më si një biznes i vogël, i përjashtuar nga tatimi i fitimit dhe TVSH-ja.

Ndryshimet e tatimit do të zbatohen edhe për influencuesit e rrjeteve sociale. Ky ndryshim në ligjin e tatimit ka për qëllim të sigurojë që të gjithë të vetë-punësuarit, të kontribuojnë në tatime sipas të ardhurave të tyre dhe të mos përfitojnë nga përjashtimi i biznesit të vogël për të evituar tatimin. Kjo është një hapat drejt rregullimit më të drejtë të sistemit tatimor në Shqipëri.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave ofron shembuj konkretë për të sqaruar se sa tatim do të paguajnë këto kategori të ndryshme. Për shembull, të gjithë ata që deklarojnë të ardhura të tatueshme prej 12 milionë lekësh do të paguajnë 15% tatim, që është 1.8 milionë lekë tatim. Një i vetëpunësuar që deklaron të ardhura të tatueshme prej 20 milionë lekësh do të paguajë 23% tatim, që është 3.48 milionë lekë tatim. Këto ndryshime janë bërë për të adresuar problemet e tatimeve të profesionistëve të lirë që nuk paguanin tatim si biznes i vogël. Ligji për tatimin e profesioneve të lira është miratuar në Kuvend në mars të këtij viti.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here