back to top
Tuesday, March 3, 2026
5.5 C
Tirana

Top 5 E JAVËS

Artikuj të ngjashëm

Rusia pretendon se NATO po përgatitet për luftë

Duke folur gjatë një konference për atashetë ushtarakë dhe diplomatë të tjerë të huaj, në Moskë, të hënën, zëvendësministri rus i Mbrojtjes Alexander Fomin akuzoi NATO-n se po përgatitet për “një konflikt të armatosur në shkallë të gjerë, me intensitet të lartë me Rusinë”, shkruajnë mediat ruse.

Përgatitja vjen me zgjerimin e aftësive ushtarake të bllokut dhe pasqyrohet gjithashtu në dokumentet e programit të NATO-s ku Moska është emërtuar pa mëdyshje “si burimi kryesor i kërcënimeve për sigurinë e koalicionit”, vuri në dukje Fomin. Në të njëjtën kohë, dokumentet më të vjetra, duke përfshirë deklaratën e Romës të vitit 2002, që përcakton se Rusia dhe NATO nuk e konsiderojnë njëra-tjetrën si kundërshtarë, mbeten në fuqi, shtoi ai.

Marrëdhëniet e vazhdueshme të ftohta midis Rusisë dhe aleancës së udhëhequr nga SHBA janë përkeqësuar edhe më shumë muajt e fundit. Në tetor, Moska tha se do të pezullonte të gjitha lidhjet e drejtpërdrejta me NATO-n, duke mbyllur zyrat e saj në Moskë në përgjigje të dëbimit të tetë diplomatëve rusë nga selia e saj në Bruksel.

Në atë kohë, Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov tha se kanalet dypalëshe u përdorën nga blloku për “të nxitur propagandën dhe për të ushtruar presion mbi Rusinë” në vend të dialogut kuptimplotë. Në fillim të dhjetorit, presidenti rus Vladimir Putin hodhi idenë e një marrëveshjeje sigurie gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme me Perëndimin.

Sugjerimi tashmë është materializuar në dy draft dokumente, një për SHBA-në dhe një të veçantë për NATO-n në tërësi. Marrëveshja e propozuar parashikon ndalimin e zgjerimit të NATO-s drejt lindjes dhe përmban garanci për mos-vendosjen e disa sistemeve të armëve në Evropë. Drafti i marrëveshjes ishte krijuar për t’i shërbyer si Rusisë dhe NATO-s, tha Fomin, duke shprehur shpresën se blloku do të përgatitet për të diskutuar në mënyrë konstruktive propozimet e sigurisë së shpejti.

Burimi: RT

Artikujt më të klikuar